LIVE UPDATES
Ekonomi

Mirë se vini në Kandahar! Qeveria lë turizmin në mëshirë të fatit

26 Maj 2019, 06:52 Nga DOSJA

Durrrës-Turistët nordikë mbërritën në 12 maj në zonën e Golemit ku tur-operatorëve iu desh që të justifikonin rrugën dytësore të Golemit me gropa të pafundme, pamjen “panoramike” me pirgje dheu e plehrash gjithandej, stërvitjen e tyre për të ngritur në krahë bagazhet, sepse autobusi nuk mund të kalonte në rrugën dytësore. Është e vështirë që t’ju thuash të huajve që kanë ardhur për pushime se Golemi është një zonë turistike me rritjen më të madhe viteve të fundit, kur në fakt, pamja në kahun e rrugës i ngjan Kandaharit dhe mendjen ta ndryshojë ca pisha të buta të mbetura tek-tuk dhe deti. Të zhgënjyer me situatën e infrastrukturës edhe këtë vit, halleve i është shtuar edhe tensioni i politikës që, nëse përshkallëzohet, do detyrojë agjencitë e huaja të anulojnë rezervimet.

Golemi dhe Kandahari janë bërë një togfjalësh që shkojnë pas njëri -tjetrit teksa bisedon me tur-operatorët në vend në këtë fillim sezoni turistik. Kandahari është një provincë në jug të Afganistanit totalisht e shkatërruar nga lufta. Golemi në Durrës, është zona që po përjeton rritjen më të madhe të turistëve të huaj, por që ngjan me Kandaharin nga infrastruktura skandaloze, pirgjet e pafundme me inerte, plehrat në çdo cep dhe ndërtimi pa kriter. Këtu shkatërrimin nuk e ka bërë lufta, por indiferenca dhe pingpongu i qeverive vit pas viti.

Në datën 12 maj erdhën 3 charterat e parë me turistët nordikë të cilët, pasi zbritën nga avioni dhe përshkuan autostradën Tiranë-Durrës, iu desh të kalonin në rrugën dytësore të Golemit, e cila është jashtë çdo standardi. Është e vështirë që për një turist të këtyre vendeve të japësh një shpjegim se ky është vendi ku do të kalojë një javë pushimet e tij.

Në kontrast, ambientet brenda hotelit janë një tjetër panoramë dhe që, deri diku, shërben si ngushëllim për agjencitë pasi të paktën ata që kanë investuar seriozisht ofrojnë edhe standard. Por jashtë hotelit të duhet të paralajmërosh turistin për pusetat e hapura, për ndriçimin që mungon, për trotuaret inekzistentë, për mundësinë që bashkë me pushimet do të bëjë edhe pak stërvitje duke tërhequr valixhet për qindra metra, sepse autobusi nuk mund të hyjë në rrugica ku parkohet dyshe. Në disa raste të duhet t’i paralajmërosh edhe që qentë endacakë janë një kërcënim real që duhet të merren seriozisht dhe të shmangen, sado surreale që mund të duket kjo për ata.

Tensionet politike rrisin frikën, anulimet e rezervimeve tek dera

Nëse turistët kanë ardhur, kjo është një gjysmë betejë e fituar, pasi rritja e qëndrueshme bazohet tek ardhja e turistëve të rinj, por edhe tek ata që duan të rikthehen. Por moskorrigjimi i problematikave që lidhen ngushtë me infrastrukturën dhe së fundmi tensionet politike, të shoqëruara me protesta e përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit po vënë në pikëpyetje ecurinë e sektorit këtë vit, por edhe në vijim. Tur-operatorët shprehen se partnerët e tyre në vendet europiane, që kanë bërë rezervime në Shqipëri, janë nën presionin e vazhdueshëm të klientëve për anulime.

E gjithë kjo është bërë më e dukshme sidomos pas përshkallëzimit që ka pasur situata në vend, ndërkohë që me afrimin e zgjedhjeve, nëse do të ketë përkeqësim të qëndrimeve Shqipëria në vitin 2019 mund të humbasë ritmin e mirë me të cilin ka nisur të ecë sektori. “Gjithkush ka të drejtën e protestës por, dashur pa dashur, situata me tensione, ne si sektor na ndikon drejtpërdrejt. Ne nuk jemi Franca që kur digjet Katedralja i dyfishohet numri i turistëve. Ne jemi me një imazh në fije të perit. Kemi kërkuar çdo vit që zgjedhjet të shtyhen në dimër ose në vjeshtë dhe s’na është marrë kurrë parasysh. Zhvillimi i zgjedhjeve gjithmonë gjatë sezonit veror duam, s’duam ka një lloj efekti psikologjik”, shprehet Sokol Hoxha, nga agjencia “Shkodra Travel”.

Edhe Rrahman Kasa, nga agjencia “Happy Tours”, shprehet se situata është shqetësuese dhe se nëse do të arrijmë të mbajmë të paktën të njëjtin nivel, si në vitin 2018, do të ishte shumë mirë. “Nëse kemi probleme, që nga klientët e tyre mund të interpretohet si një vend jo i sigurt, operatorët ndoshta nuk do të rinovojnë kontratat për vitin tjetër. Nëse këtë vit nuk arrijnë të mbushin dhomat prej anulimit të rezervimeve, apo kërkesës së ulët për shkak të asaj që shihet e lexohet nëpër media, operatorët mund të mos ta shohin me leverdi Shqipërinë, pasi blerja e dhomave dhe charterat që kanë rezervuar, në fund mund t’ju rezultojnë me një bilanc negativ, pra humbje”, – shprehet Kasa.

 

Nordikët, polakët, çekët, baltikët po vijnë, por sa do të zgjasë?

Viti 2019 ka një prani të gjerë nga grupe si nordikët, çekët dhe polakët, që nuk kanë hequr dorë nga Shqipëria, pavarësisht kushteve të vështira që kanë hasur në terren. Gjithsesi, vit pas viti, agjencitë kanë kërkuar nga tur-operatorët vendas që të transmetojnë pranë qeverisë shqetësimin për infrastrukturën, e cila është kryesorja. Pavarësisht kësaj, fjalët kanë rënë në vesh të shurdhër.

Nordikët kanë pranuar që të testojnë edhe këtë vit tregun me 6 chartera në javë, polakët dhe çekët, përmes Itakës me 11 chartera dhe vendet baltike me 3 charterë në javë. Të gjithë i kanë dhënë edhe një shans Shqipërisë, ndërkohë që nordikët kanë paralajmëruar se ky do të jetë viti i fundit që ata lobojnë për vendin tonë si destinacion, nëse nuk merren masa dhe korrigjohen problemet. Polakët dhe çekët, pas tre vitesh, fillimisht lajmëruan ulje të numrit të charterave, por që pas negociatave me tur-operatorët vendas rritën sërish këtë numër, duke tentuar edhe një herë për të parë situatën. Vendet baltike, që vijnë për herë të parë, ende mbetet e paqartë sesi do të interpretojnë standardin dhe kushtet që do t’iu ofrohen. Këta të fundit mbërrijnë në 21 maj.

 

Topuzi: Nuk kemi bërë “detyrat e shtëpisë”, kontratat për 2020 në rrezik

Zak Topuzi, nga Shoqata e Hotelerisë dhe Turizmit, konfirmon se situata e numrit të turistëve në fillim të këtij viti paraqitej me një trend të lehtë rritjeje, falë frymës pozitive që mbizotëron në tregun europian të industrisë së turizmit.

“Por shpejt, muajin e fundit, si rezultat i klimës politike konfliktuale dhe demonstrimeve te dhunshme kemi një panoramë krejt tjetër: anulime të prenotimeve në masë në sezon dhe ulje të prurjeve të target grupit të konferencave e korporatave që mban gjallë pjesën e hoteleve të biznesit dhe kryesisht turizmin 365 ditë në zonën Tiranë-Durrës”, shprehet Topuzi.

Ai nënvizon se shfaqjet e dhunës kanë ndikuar imazhin e Francës që e ka të konsoliduar, ndërsa për një vend si Shqipëria, ndikimi as që diskutohet.
“Franca zë vendin e parë në botë për nga numri i turistëve që qarkullojnë në vend (rreth 90 milionë). Imazhi i saj sigurisht është i konsoliduar, por efekti i demonstrimeve të dhunshme ka lënë gjurmë në sektorin e turizmit. Për tremujorin e parë 2019 pati një rënie me 2,5% të numrit të turistëve, duke vënë në alarm qeverinë pasi u arkëtuan me rreth 1.2 miliardë euro më pak.

Përkthyer në shifra, imazhi negativ nga demonstrimet e dhunshme ka ndikuar dy herë më shumë te turistët e huaj që kanë ulur prurjet me 4,8%, ndërsa më pak tek turistët vendas, të cilët kanë ulur lëvizjet me 1,8%, kjo sipas “Tourism Review News”, portalit më në zë për industrinë e turizmit me qendër në Angli. Përfytyro Shqipërinë, që po lufton për të konsoliduar një imazh të cenuar nga dy superfuqi europiane si Holanda e Franca, sa efekt negativ krijohet. Nuk mjaftojnë problemet e mbartura nga viti në vit në infrastrukturë dhe mungesës së standardeve, por duhet dhe një luftë e brendshme për të konsumuar energji pafund”, shprehet Topuzi.

Sipas tij, Shqipëria nuk arriti të përfundojë detyrat e shtëpisë që lanë nga viti i kaluar operatorët potencialë ndërkombëtarë duke e sjellë Shqipërinë në të njëjtën situatë si më parë. “Tani duhet të shtojmë dhe tensionet politike dhe fushatën zgjedhore në kulmin e sezonit. Është një kërkesë ulëritëse e industrisë që zgjedhjet në Shqipëri të mos jenë në sezonin veror, kur Shqipëria ka një sezon të shkurtër turistik, rreth 60 ditë. Është e pafalshme që, politika me vendimmarrjen e saj nuk arrin të sigurojë qetësi për pjesën më të madhe të operatorëve shqiptarë të industrisë.

Dëmi më i madh që po i shkaktohet vendit është se imazhi negativ do të bëjë që të anulohen kontratat për vitin 2020 dhe Shqipëria e ka të vështirë të ripozicionohet në treg në një konkurrencë të fortë rajonale. Fqinjët tanë (Mali i Zi, Serbi, Maqedonia e Veriut, Bosnja) mbështesin fuqishëm industrinë turistike me politikat fiskale e subvencionuese duke e bërë të vështirë mbijetesën tonë. Kanë konsoliduar tregun, duke bërë investime serioze me partnerët më të fuqishëm botërorë të sektorit hotelier. Kanë arritur standarde maksimale në hoteleri duke rritur shërbimet me një ADR (çmimi mesatar ditor) rreth 40% më të lartë se Shqipëria. Mendoj se prurja e turistëve gjatë vitit 2018 ishte tej kapaciteteve të vendit dhe na gjeti të papërgatitur.

Mungesa e investimeve potenciale në bregdet, pavarësisht ligjit stimulues nga qeveria për “Investimet Strategjike në Turizëm”, nuk krijoi premisa pozitive për një stabilizim të situatës së mungesës së numrit të shtretërve në terma afatshkurtër dhe afatmesëm. Investime të tilla (ndërtimi i hoteleve brand me 5*) vetëm në Tiranë po futin në kolaps industrinë ekzistuese. Tirana ka nevojë për ndërtimin e hoteleve me 2-3* për të kapur target grupin e turistëve gjithëvjetorë. Duke parë se sezoni po afron, do të kërkonim më shumë angazhim dhe frymë pozitiviste nga partitë politike, por dhe nga faktori ndërkombëtar për të zgjidhur sa më parë këtë krizë politike që do të kthehet shumë shpejt në një krizë ekonomike rrënuese për vendin”, – shprehet Topuzi.

Marrë nga Monitor 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi golemi si kandahari qeveria lë turizmin në mëshirë të fatit golemi si kandahari qeveria lë turizmin në mëshirë të fatit

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni