Diaspora

Mirë se vini në Alaskë, ku shqiptarët kanë gjetur Amerikën

Diaspora shqiptare, e shpërndar në të katër anët e botës, për më shumë se 130 vjet, ka pasur një qendër të rëndësishme dhe mjaft të kërkuar, emigracionin në Amerikë.
Featured image of article: Mirë se vini në Alaskë, ku shqiptarët kanë gjetur Amerikën Pamjet ng qyteti i Anchorages.

ALASKË– Ku përjashtim nuk duket se bënë dhe Artiku – Alaska, pika më fundore e botës, ku sot dhe qytetet e fundit të Amerikës, kufi me Siberinë – Rusinë, vendbanimet e Alaskës, kanë nga 5 deri në 50 familje shqiptare.

Familje, këto të cilat jetojnë në grupe të vogla në kryeqytetin e Alaskës, Janau, por ka edhe disa familje në qytetet në ndarjen me Rusin-Siberinë.

Aty si tregojnë shqiptarët e Alaskës, janë 5 deri në 50 familje shqiptare, që punojnë në administratë, nxjerrjen e naftës, minierat e arit, peshkim, hekurudhat, polici, pilotë, dhe taksist.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me grupe të vogla janë të vendosur deri në qytetet si : Nome, Gembell, Bethel, Barrow, Fairbanks, por ka edhe “kryeqendra” e shqiptarëve të Alaskës – qyteti më i madhë, në vend me 300 mijë banorë, Anchorage, I cili jo zyrtarisht thuhet se ka rreth 1300 shqiptar.

Në qytetin më të madh të Alaskës – Anchorage, shqiptarët duket se kanë gjetur “Amerikën” dhe po jetojnë atë që quhet këtu “Alaska Dream- Ëndërra e Alaskës” . Ata thonë se jetojnë mirë, dhe shfaqen para kamerës tonë mjaft të kënaqur, mbasi sic thonë këta shqiptar që jetojnë prej vitesh kanë siguruar të ardhura, dhe bëjnë një jetë të rehatshme.

Mirëpo, ajo që më bëri përshtypje , gjatë vizitës tre-javore në Alaska, ishte se në qytetin Anchorage, përpara një hoteli ku u vendosa, Hotelin IT -Intel Tower ishte vendosur edhe skulptura e një Ariu polar me përshëndetjen e mirë se ardhjes të perkthyer në më shumë se 50 gjuhëve tê botês , përfshirë edhe gjuhën shqipe me përshëndetjen «Mirë se vjen».

Shto Koment