Aktualitet

Miratohet Kodi i ri Rrugor, ashpërsohen masat për alkoolin, telefonin, dhe shkeljet e përsëritura, kolauduimi do të bëhet një herë në 2 vite

Miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor synon që të ulë numrin e aksidenteve, si dhe të ashpërsojë masat ndëshkuese për të gjithë personat që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.   
Featured image of article: Miratohet Kodi i ri Rrugor, ashpërsohen masat për alkoolin, telefonin, dhe shkeljet e përsëritura, kolauduimi do të bëhet një herë në 2 vite Kodi Rrugor

TIRANË- Kodi i ri Rrugor është miratuar ditën e sotme Kuvend me 94 vota pro, 4 kundër dhe 5 abstenim. Miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor synon që të ulë numrin e aksidenteve, si dhe të ashpërsojë masat ndëshkuese për të gjithë personat që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.   

Për personat që konsumojnë alkool në timonë, përdorin celularin si dhe kryejnë shkelje të bëra më parë, masat ndëshkuese janë ashpërsuar. Ndërkohë që me miratimin e ndryshimeve, kolaudimi për makinat e vjetëra do të bëhet 1 herë në dy vite, për makinat e reja 1 herë në tre vite, ndërsa për për mjetet si taksi, transporti, autoshkolla kolaudimi do të bëhet 1 herë në vit. 

Deputetja e PS-së, Vasilika Hysi në Kuvend u shpreh se me Kodin e ri Rrugor qytetarëve gjithashtu do tu ofrohen kalimi i shërbimeve online, si dhe përmirësimi i sistemeve të brendshme.  

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Parandalimi më efikas i aksidenteve rrugore dhe përshtatja e ligjit me përmirësimet e sistemeve të brendshme ose kalimit në shërbimet online që ju ofrohen qytetarëve. Me ndryshimet që miratohen sot në kodin rrugor ashpërsohen masat për drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor kryesisht për përdorimin e alkoolit, për përdorimin e celularit ose në rast se ju kryeni shkelje të përsëritura. Projektligji i propozon të ri-përcaktojë afatet dhe frekuencën për kryerjen e kontrolleve teknike të automjeteve, kur mjetet janë të reja ose të përdorura,” tha Vasilika Hysi.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment