Politike

Miratimi i “Zgjedhores”, Bylykbashi: Çdo vonesë do të ketë për qëllim të provokojë krizë politike, barra bie mbi Ramën

Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi u shpreh se çdo vonesë për miratimin e reformës zgjedhore ka si qëllim prodhimin e krizave politike dhe barra bie mbi kryeministrin Edi Rama.
Featured image of article: Miratimi i “Zgjedhores”, Bylykbashi: Çdo vonesë do të ketë për qëllim të provokojë krizë politike, barra bie mbi Ramën Oerd Bylykbashi

TIRANË- Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, tha se Kodi i ri zgjedhor duhet të kalojë në parlament në mesin e korrikut, sipas datës së përcaktuar. Sipas tij, tashmë çdo vonesë është e qëllimshme dhe barra bie mbi kryeministrin Edi Rama. Më tej ai shtoi, se nëse do të ketë vonesë, qëllimi do të jetë për të provokuar krizë politike.

Barrën e ka Edi Rama, maxhoranca.Nëse më 15 korrik, miratohet Kodi Zgjedhor, nis edhe organizimi i KQZ me zgjedhje. Trupat mund të zgjidhen brenda korrikut, çdo vonesë është e qëllimshme. Çdo vonesë do të ketë qëllim që të provokojë krizë politike”, tha Bylykbashi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment