Politike

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese, Soreca riposton mesazhin e KE: Keqardhje që s’pati kohë për konsesus, vijoni dialogun!

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca ka vënë në dukje rëndësinë e dialogut dhe përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR. 
Featured image of article: Miratimi i ndryshimeve kushtetuese, Soreca riposton mesazhin e KE: Keqardhje që s’pati kohë për konsesus, vijoni dialogun! Luigi Soreca

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca ka mbështetur miratimin e ndryshimeve Kushteutese në Kuvend. Në një ripostim të qendrimit të Komisionit Evropian, publikuar nga zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero, Soreca thekson rëndësinë e vijimit të dialogut për të zbatuar ndryshimet e miratuara sot.

REAGIMI I PLOTË I SORECËS: 

Ne njohim miratimin e disa ndryshimeve kushtetuese që kaluan në parlamentin e Shqipërisë në lidhje me sistemin zgjedhor, është fatkeqësi që nuk pati kohë pëgatitore për të gjetur një kompromis, me të gjitha partitë në Këshillin Politik. Amendamentet e Kodit Zgjedhor të kaluara në parlament më 23 korrik nga marrëveshja e 5 qershorit, bazohen në rekomandimet e OSBE/ ODIHR-it, dhe kanë përmbushur kërkesën e vënë nga Këshilli, kur u vendos hapja e negociatave. Tashmë është thelbësore që këto amendamente të futen në kodin Zgjedhor, e po ashtu edhe ndryshimet kushtetuese, në veçanti hapja e listave dhe ndryshimi i koalicioneve parazgjedhore, të diskutohen në Këshillin Politik me të gjithë faktorët politikë, në një mënyrë bashkëpunësuese, para votimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot, Kuvendi ka miratuar me 106 vota pro dhe 10 kundër, ndryshimet Kushteutese të propozuara nga opozita e re dhe të mbështetura fort nga kryeministri Edi Rama dhe partia Socialiste. Listat e deputetëve në zgjedhjet e vitit 2021 do të jenë të hapura ndërsa koalicionet parazgjedhore nuk do të jenë si në zgjedhjet e shkuara. Opozita tha se kjo është një maskaradë e kryeministrit për të vënë interesat personale mbi ato të shqiptarëve, dhe shtoi se opozita nuk ka pse të ndihet e detyruar nga këto ndryshime.


Lajmi kryesor: Miratimi i ndryshimeve kushtetuese/ BE: Vazhdoni dialogun për zbatimin. Basha: Nuk i njohim! Meta: Akt i papranueshëm… Rama: Ejani në KP, jo më dëngla kërcënuese (REAGIMET)

(F.g/dosja.al)

Shto Koment