Aktualitet

Miratimi i antisemitizmit, ambasada amerikane dhe BE: Ky akt vazhdon traditën e gjatë të Shqipërisë në luftën kundër urrejtjes,

Ambasada amerikane dhe BE kanë reaguar në lidhje me miratimin e 111 votave pro për rezolutën për antisemitizmin që u bë ditën e sotme në Kuvend.
Featured image of article: Miratimi i antisemitizmit, ambasada amerikane dhe BE: Ky akt vazhdon traditën e gjatë të Shqipërisë në luftën kundër urrejtjes, Ambasada amerikane
Përditësuar:

TIRANE– Ambasada e SHBA në Tiranë dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca kanë reaguar në lidhje me miratimin e 111 votave pro për rezolutën për antisemitizmin. Ambasada shkruan se ky miratim i kujton historinë e Shqipërisë dhe strehimin e viktimave të persekutuara pavarësisht rrezikut. Soreca shkruan se BE do të paraqesë një strategji gjithëpërfshirëse mbi antisemitizmin në vitin 2021.

‘Ne e mirëpresim rezolutën e miratuar sot nga Parlamenti i cili miraton përkufizimin IHRA të Antisemitizmit. BE është e vendosur të luftojë të gjitha format e antisemitizmit dhe të nxisë jetën Jude. Për të mbështetur veprimet kombëtare, BE do të paraqesë një Strategji gjithëpërfshirëse mbi antisemitizmin në 2021” – shkruan Soreca.

Shtetet e Bashkuara janë krenare që e quajnë Shqipërinë një partnere dhe aleate ndërsa vazhdojnë angazhimin e tyre për dinjitetin e çdo individi”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Postimi i ambasades se SHBA:

‘Sot, parlamenti miratoi përkufizimin e Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit për antisemitizmin. Ky akt vazhdon traditën e gjatë të Shqipërisë në luftën kundër urrejtjes. Na kujton gjithashtu historinë e Shqipërisë dhe strehimin e viktimave të persekutimit në mënyrë të guximshme, pa marrë parasysh koston dhe pavarësisht nga rreziku. Shtetet e Bashkuara janë krenare që e quajnë Shqipërinë një partnere dhe aleate ndërsa vazhdojnë angazhimin e tyre për dinjitetin e çdo individi.’

Foto e publikuar nga ambasada e SHBA

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment