Politike

Miranda Rira tha se nuk largohej, Nuri Belba futet me forcë në zyrë: S’është faj jonë

Dera e Bashkisë ishte mbyllur nga Miranda Rira, kryetare në largim, por është hapur me forcë nga simpatizantë të PS.
Featured image of article: Miranda Rira tha se nuk largohej, Nuri Belba futet me forcë në zyrë: S’është faj jonë Foto nga ceremonia e betimit të Nuri Belbës

PËRRENJAS- Nuri Belja pas betimit para Këshillit Bashkiak, të Bashkisë Përrrenjas ka shkuar në ambientet e institucionit që do të drejtojë për katër vitet e ardhshme.

Dera e Bashkisë ishte mbyllur nga Miranda Rira, kryetare në largim, por është hapur me forcë nga simpatizantë të PS.

Ata kanë dëmtuar bravën e derës dhe më pas kanë marrë në zotërim të gjithë godinën. Nga bashkia ka reaguar dhe kryetari i ri, Nuri Belba, i cili tha se nuk është faji i tij që nuk kishin kandidatë përball.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Belba shtoi se do kishte dëshiruar që të kishte kandidat tjetër në garë, ku të përballeshin me ide me njeri-tjetrin.

Sot Miranda Rira deklaroi se ajo nuk do të largohej nga zyra, duke shtuar se zgjedhjet e ligjshme janë në 13 tetor. Nga ana tjetër Nuri Belba dhe pse jo në ambientet e bashkisë, u betua dhe kërkoi që të vijonte detyrën për të cilën ishte zgjedhur.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment