Showbiz

Miriam Cami ruan qelizat staminale të vogëlushit Duam: Ne i besuam Future Health Biobank Albania

Por sot Miriami në një reagim në mediat sociale ka bërë me dije se me anë të kompanisë Future Health Biobank Albania, kanë ruajtur qelizat staminale të vogëlushit të tyre. 
Featured image of article: Miriam Cami ruan qelizat staminale të vogëlushit Duam: Ne i besuam Future Health Biobank Albania Foto e publikuar nga Miriam Cami

TIRANË- Çifti i njohur i këngëtarëve të njohur, Miriam Cami dhe Albana Skënderaj, pak ditë më parë u bënë prindër të fëmijës së dytë. Këtë herë çifti i këngëtarëve është bërë me djalë dhe kanë vendosur ta quajnë thjesht Duam.

Por sot Miriami në një reagim në mediat sociale ka bërë me dije se me anë të kompanisë Future Health Biobank Albania, kanë ruajtur qelizat staminale të vogëlushit të tyre.  “Ne i besuam Future Health Biobank – Albania, ruajtjen e QELIZAVE STAMINALE te djalit tone DUAM👶🏻”, shkruan Miriam Cami.

Future Health Biobank është banka e ruajtjes së qelizave staminale më e madhja në Mbretërinë e Bashkuar me seli në Nothingam, Angli dhe dy stabilimenet e saj në Angli dhe Zvicër. Aktualisht ajo është zgjedhja preferenciale e Vipave nga Shqipëria e Kosova duke i besuar depozitimin dhe ruajtjen e qelizave staminale të bebeve të tyre.

Çfarë janë Qelizat Staminale?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në formimin dhe aktivitetin e trupit tonë marrin pjesë disa milionë qeliza. Të gjitha ato kanë funksionin dhe rolin e tyre, dmth janë specializuar për funksionimin e pjesës përkatëse të organizmit. Pikërisht prej kësaj dallohen qelizat staminale nga qelizat e tjera të trupit. Ato janë të padiferencuara dhe mund të transformohen në çfarëdo lloj tjetër qelizash në organizëm që është shkatërruar gjatë procesit të mplakjes, sëmundjes, lëndimit etj. Ato janë burim i të gjithë qelizave të trupit, ndërsa kjo aftësi rigjeneruese e indeve të dëmtuar i bën ato unike në mjekësi.

Trupi i të porsalindurit është i pasur me qeliza staminale të vlefshme, potente, vitale. Gjatë nëntë muajve ato janë planizuar dhe kanë ndërtuar trupin e qënies njerëzore të re. Dhe më vonë gjatë jetës ato ndihmojnë që mbahet mekanizmi i rigjenerimit të organizmit. Në momentin e lindjes, shumë prej këtyre qelizash tepër të vlefshme ndodhen në gjakun e kordonit të kërthizës, të cilin mjeku pas prerjes e mban në duart e tij.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment