Aktualitet

Mira Rakacolli ‘thyen’ heshtjen, tregon se si është gjendja shëndetësore të doktorit Pëllumb Piperos

E ftuar në "Ora News", Rakacolli pranoi se doktori Pipero,  është në gjendje të mirë shëndetësore. Ndër të tjera duke marrë rastin e Piperos i cili kishte marrë vaksinën kundër Covid-19 para se të infektohej tha se marrja e vaksinës nuk do të thotë imunitet ndaj virusit.
Featured image of article: Mira Rakacolli ‘thyen’ heshtjen, tregon se si është gjendja shëndetësore të doktorit Pëllumb Piperos Mira Rakacolli

TIRANË- Zëvendës-Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur rreth gjendjes shëndetësore të mjekut Pëllumb Pipero, i cili është infektuar me koronavirus.

E ftuar në “Ora News”, Rakacolli pranoi se doktori Pipero,  është në gjendje të mirë shëndetësore. Ndër të tjera duke marrë rastin e Piperos i cili kishte marrë vaksinën kundër Covid-19 para se të infektohej tha se marrja e vaksinës nuk do të thotë imunitet ndaj virusit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Doktor Pëllumbi është infektuar, por është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Infektimi i tij pasi ka bërë dozën e parë të vaksinës nuk është rasti i shkëputur nga historia e vaksinimit mbarëbotërore. Nuk është një proces i papritshëm ose i painterpretueshëm elektronikisht. Është diçka që mund t’i ndodhë kujtdo që bën dozën e parë të vaksinës dhe që është një shembull konkret i asaj që themi vazhdimisht, pra që edhe pasi ke bërë dozën e parë të vaksinës, duhet të vazhdosh të ruhesh njësoj dhe ti marrësh njësoj masat e përkujdesjes si edhe më parë. Pas dozës së parë të vaksinës ka reaksione individuale ndaj vaksinës. Vetë vaksina fillon ti zhvillojë antitrupat më vonë,” tha Rakacolli.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment