Politike

Mira Rakacolli: S’kemi rast të mutacionit anglez, mjekët dhe infermierët që kanë kaluar COVID duhet ta bëjnë vaksinën

VIDEO
Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli sqaroi se masat marra ndaj Britanisë së Madhe ishin marrë, dhe nëse do të kishte “boom” infektimesh, Shqipëria do të kufizojë udhëtimet edhe me vende të tjera.   
Featured image of article: Mira Rakacolli: S’kemi rast të mutacionit anglez, mjekët dhe infermierët që kanë kaluar COVID duhet ta bëjnë vaksinën Mira Rakacolli

TIRANË– Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka deklaruar se deri më tani në Shqipëri nuk është pikasur asnjë rast i ngjashëm me mutacionin anglez të koronavirusit. Në një konferencë për shtyp, ajo sqaroi se masat marra ndaj Britanisë së Madhe ishin marrë, dhe nëse do të kishte “boom” infektimesh, Shqipëria do të kufizojë udhëtimet edhe me vende të tjera.   

Deri më tani nuk kemi shenjë të virusit anglez. Sa i përket fluturimeve, ne nuk kemi të dhëna të qarta për virusin anglez i cili dihet me shumicë në vendet e tjera të botës. Janë disa raste sporadike në vende të tjera dhe nuk mund të marrësh masa për raste sporadike. Nëse do ketë bum si në Angli do marrim masa edhe ndaj shteteve të tjera”, u shpreh Rakacolli.


Ndërsa lidhur me nisjen e vaksinimit me anti-COVID, zv.ministrja tha se do të injektohen edhe pjesëtarët e ekipit mjekësor, edhe nëse e kanë kaluar pandeminë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Vaksinimi do të fillojë brenda muajit Janar. Fillohet me personelin shëndetësor në katër spitalet COVID. I kemi të gjitha kapacitetet për ruajtjen e vaksinës. Njëkohësisht kemi një listë të plotë të të gjithë personelit shëndetësor. Është një proces i mirëmenduar. Beteja e COVID nuk është vetëm betejë e shëndetësisë. Duhet të jemi të gjithë të përfshirë në këtë betejë. Procesi i vaksinimit është një proces që nuk mund të bëhet njëhkohësisht në të gjithë vendet e botës, Do të fillojë me personelin shëndetësor,”-deklaroi më tej Rakacolli.

LAJMI KRYESOR: Masat anti-COVID/ Komiteti Teknik i Ekspertëve: Edhe për 2 javë ‘ora policore’ pas 22:00, universitetet sërish online. Fluturime me Anglinë? Jo, deri më 18 janar

(k.m./dosja.al)

Shto Koment