Aktualitet

2 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, njëri 78 vjeç nga Lushnja, tjetri takoi ‘pacientin 0’. Zv.ministrja: Do karantinohen me detyrim, shqiptarët s’duan t’ja dinë

  • Zv. ministrja e Shëndetësisë: Spitalet janë gati për të përballuar fluks më të madh
  • Nga 43 testime që janë bërë për ditën e fundit, një rast pozitiv është shënuar në Lushnje, ndërsa një tjetër ka pasur kontakt me të infektuarin e parë nga Tirana.
    Featured image of article: 2 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, njëri 78 vjeç nga Lushnja, tjetri takoi ‘pacientin 0’. Zv.ministrja: Do karantinohen me detyrim, shqiptarët s’duan t’ja dinë Mira Rakacolli

    TIRANË– Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka bërë me dije në një konferencë për shtyp se gjatë 24 orëve në Shqipëri janë identifikuar 2 raste të reja me koronavirus.

    Nga 43 testime që janë bërë për ditën e fundit, një rast pozitiv është shënuar në Lushnje, ku një 78-vjeçar është infektuar pasi ka udhëtuar nga Bergamo në Shqipëri, ndërsa tjetri është i lidhur me rastin e parë të identifikuar në Tiranë.

    Deri më tani 7 persona të tjerë janë futur në vetizolim. Lidhur me rastin më të rëndë të shënuar deri më tani, atë të Durrësit ku e moshuara e infektuar vuan edhe nga sëmundje të tjera, Rakacolli shprehet se gjendja e saj është stabël, por edhe të tjerët nuk kanë shfaqur komplikacione.

    “Janë në gjendje shumë të mirë. Janë testuar 157 njerëz të dyshuar për Covid-19, nga këto vetëm 12 janë identifikuar pozitivë. 9 kanë lidhje me pacientin zero, tre janë raste të reja, një në Lushnje, një në Durrës, një në Tiranë. Tri prej të prekurve janë tek Infektivi.  Kontrollet po vijojnë. Do lenë numrat e kontaktit dhe do të vetë-karantinohen me detyrim. Por shqiptarët s’duan t’ja dinë,“-tha zv.ministrja.

    E pyetur lidhur me mungesën e maskave dhe aparatëve respiratorë, Rakacolli u shpreh se janë marrë të gjitha masat duke ripërmendur edhe fondin prej 400 milionë lekësh që është vënë në dispozicion nga qeveria.

    Maska oksigjeni ka me miliona. Aparatura oksigjenimi ka në çdo spital. Janë totalisht të mjaftueshme. I kemi marrë masat, se duke e ditur që në fillim si zhvillohet sëmundja kemi qenë të ndërgjegjshëm, që problemi do të ishte me sigurimin e respiratorëve. Kemi parë sa kemi në total dhe jemi në rregull. Kemi edhe 400 milionë lekë në dispozicion për këtë çështje,”– shtoi zv.ministrja. 

    Gjithashtu gjatë deklaratës së saj, zv.ministrja theksoi edhe njëherë 8 këshillat që janë shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë për të parandaluar përhapjen e pandemisë në Shqipëri. 

    Tetë këshillat e Ministrisë së Shëndetësië: 

    Ndalohen aktivitetet sportive, kulturore, konferenca, koncerte, tubime dhe dëgjesa publike deri me datë 3 Prill.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    -Mbyllen diskot, lokale nate, ambiente përa rgëtim, si qendra sociale, palestra, pishina deri më 3 Prill.

    -Restorantet, baret të ofrojnë shërbime për qytetarët duke respektuar distancën prej së paku 1 metër qytetarët nga njëri-tjetri.

    -Pezullohen të gjitha proceduart për konkurset për procedurat për punësim. -Mbyllen çerdhet dhe institucionet arsimore deri më 23 Mars.

    -Ndalohet grumbullimi i pacientëve, shoqëruesve dhe familjarëve në qendra shëndetësore/ spitale ku bëhen vizita ambulatore.

    -Kufizohet lëvizja e udhëtarëve me mjetet e transportit publik qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas për periudhën deri në 3 prill 2020.

    -Ndalohen lëvizjet e udhëtarëve me mjetet e transportit ajror dhe detar drejt Italisë.

    Me dy rastet e reja të konfirmuara sot, numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 12. Rasti më i rëndë është shënuar në Durrës, ku një e moshuar është shtruar në reaminacion, edhe për shkak të sëmundjeve kronike. Ndërsa një vatër tjetër është “hapur” në Lushnje, pasi një 78-vjeçar i ardhur nga Bergamo ka rezultuar pozitiv.  Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë dhe të kufizojnë të gjitha lëvizjet që nuk janë të domosdoshme. Gjithashtu ka riktheskuar se të gjithë qytetarët që shfaqin shenja të mos shkojnë në spital por të telefonojnë numrin e gjelbër “127”. Kryeministri Edi Rama ka dhënë urdhër për mbylljen e klubeve e lokaleve, është kufizuar transporti ndërqytetas, ndërsa shkollat do të vijojnë punën nga shtëpia. Një mësues do të japë instruksione nëpërmjet “RTSH Shkolla” dhe në Akademia.al.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment