Politike

Minoriteti, mbështetja për në BE dhe njohja e patentave, zbardhet takimi Rama-Mitsotakis

  • Rama takim me homologun grek në Athinë, biseda me komplimente në pak minuta
  • Vrasja e Kaçifas, Rama: Çmenduri ekstremiste, një njeri me armë është i rrezikshëm
  • Rama nga Greqia: Shpresojmë të gjejmë një marrëveshje për çështjen e detit
  • “Aaa kravatë e bukur”, Rama komplimentohet nga homologu grek
  • Në një deklaratë për mediat zyra për shtyp e kryeministrisë ka treguar pikat të cilat janë diskutuar në takimin e sotëm.
    Featured image of article: Minoriteti, mbështetja për në BE dhe njohja e patentave, zbardhet takimi Rama-Mitsotakis Kiriakos Mitsotakis dhe Edi Rama

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zbardhur takimin me Kryeministrin e Greqisë Kiriakos Mitsotakis Në një deklaratë për mediat zyra për shtyp e kryeministrisë ka treguar pikat të cilat janë diskutuar në takimin e sotëm.

    Sipas kësaj deklarate mësohet se Kyriakos Mitsotakis theksoi se Greqia mbështet prespektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për sa kohë këto vende përmbushën të gjitha kërkesat për anëtarësim.

    Veç kësaj, Kryeministri grek theksoi se marrëveshja bilaterale për njohjen e ndërsjelltë të patentave do të kalojë së shpejti për miratim në parlamentin grek”, shtohet në deklaratë e qeverisë shqiptare. 

    DEKLARATA E PLOTË

    Kryeministri Edi Rama është pritur në një takim me frymë pozitive nga Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis. Në këtë takim u diskutuan të gjitha çështjet e përbashkëta. Kryeministri i Shqipërisë theksoi se pavarësisht vendimit të Këshillit të BE-së, Shqipëria do të vazhdojë zbatimin e reformave me të njëjtën vendosmëri.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Në të njëjtën kohë është në interesin e Shqipërisë po aq sa është në interesin e Greqisë fqinje, theksoi Rama, të diskutohen të gjitha çështjet me interes të përbashkët dhe të forcohet bashkëpunimi mes të dyja palëve. Kyriakos Mitsotakis theksoi se Greqia mbështet prespektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për sa kohë këto vende përmbushën të gjitha kërkesat për anëtarësim.

    Më tej, ai mirëpriti angazhimin e palës shqiptare për të vazhduar punën me çështjet e pronave dhe të vetëdeklarimit/censusit, të cilat janë shqetësime për minoritetin grek në Shqipëri. Veç kësaj, Kryeministri grek theksoi se marrëveshja bilaterale për njohjen e ndërsjelltë të patentave do të kalojë së shpejti për miratim në parlamentin grek. Kryeministri i Shqipërisë ftoi Kryeministrin e Greqisë për të vizituar Shqipërinë në të ardhmen e afërt, ftesë të cilën ai e pranoi.

    Sot kryeministri Edi Rama ka qenë në Greqi, në forumin e BE-Liga Arabe që u zhvillua në Athinë. Në këtë samit ka mbajtur një fjalim, ku ka folur edhe për marrëdhëniet mes dy vendeve. Pas këtij Samiti Rama zhvilloi një takim të shkurtër dhe me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis.

    (A.B. Dosja.al)

    Shto Koment