Bota

Minoreni shqiptar masakron me thikë 21-vjeçarin italian që do të mbronte një vajzë: Do ta bëja përsëri pa hezitim

Michele Dal Forno po kthehej në shtëpi pas pune me motorrin e picerisë ku ai punon, pranë lagjes ai pa një vajzë e cila po grindej me dy të mitur, ai i ka ofruar ndihmë vajzës dhe në atë moment është qëlluar me thikë në faqë nga njëri prej të miturve.
Featured image of article: Minoreni shqiptar masakron me thikë 21-vjeçarin italian që do të mbronte një vajzë: Do ta bëja përsëri pa hezitim Michele Dal Forno

ITALI-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në në qytetin e Veronas në Itali mbrëmjen e djeshme ku një i ri shqiptar ka sulmuar me thikë një 21-vjeçar italian.

Michele Dal Forno po kthehej në shtëpi pas pune me motorrin e picerisë ku ai punon, pranë lagjes ai pa një vajzë e cila po grindej me dy të mitur sipas mediave italine.

21-vjeçari Italian i ka ofruar ndihmë vajzës dhe në atë moment është qëlluar me thikë në faqë nga njëri prej të miturve i cili ishte me origjinë shqiptare.

Pasi është dërguar për mjekim Michele është marrë në pyetje dhe ka dhënë dëshminë mbi djalin i cili e sulmoi që tashmë ndodhet në në një burg për minorenët në Treviso.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I pyetur nëse do e bënte prapë të njëjtën gjë për ti ofruar ndihmë vajzës, 21-vjeçari është përgjigjur: “do ta bëja përsëri pa hezitim”

Duke qenë se shenja e plagosjes me thikë nuk mund të largohet, prindërit e Michele-s po kërkojnë fonde për ti realizuar atij operacionin plastic i cili kushton shumë.

(e.k/dosja.al)

Shto Koment