Politike

Protesta e studentëve/ Ministrja Spiropali: Iku koha kur diplomat i jepte Saliu e Monika

Sipas ministres, politika nuk ua djeg vitin akademik studentëve, por mosfrekuentimi i mësimit, do t’i penalizonte ata.
Featured image of article: Protesta e studentëve/ Ministrja Spiropali: Iku koha kur diplomat i jepte Saliu e Monika Ministrja e Shtetit për Marrëdheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali

Ministrja e Shtetit për Marrëdheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar në Twtter lidhur me protestën e studentëve që tashmë në duart e opozitës.

Spiropali kujton se ka ikur koha kur diplomat jepeshin pa shkuar fare në shkollë, nga Saliu dhe Monika. Sipas ministres, politika nuk ua djeg vitin akademik studentëve, por mosfrekuentimi i mësimit, do t’i penalizonte ata.

 

Reagimi i plotë i Elisa Spiropalit

L.Basha u dërgon selam studentëve pengmarrës dhe u thotë që askush nuk u’a djeg vitin akademik! Vitin akademik e djeg mosfrekuentimi i mësimit, jo politika.Sepse ka ikur koha kur diplomat i jepte Saliu apo Monika pa shkuar në shkollë fare,falë bujarisë së Vitrinave prej Kristali.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment