
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasitirliu ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit e kanë fituar betejën me COVID-19 227 qytetarë.
Njoftimin ministrja e ka dhënë në mediat sociale duke shkruar se tashmë dhe 2237 qytetarë janë shëruar nga virusi i rrezikshëm.
“🟢 Gjatë 24 orëve të fundit, 227 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm! 🤜#COVID19🤛”, shkruan Manastirliu.
Nga ana tjetër pritet që Ministria e Shëndetësisë të publikojë të dhënat e plota për situatën e koronavirusit në 24 orët e fundit.
(A.B. Dosja.al)