Blerina Bala zgjidhet kryebashkiake e komanduar në Himarë/ Banorët shkaktojnë tensione në mbledhje, një prej tyre pështyn Tavon
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
TIRANË– Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka e cila e mori detyrën në dhjetor të vitit të kaluar, siç duket nuk e ka ndjekur aspak punën e paraardhësve të saj. Ditën e sotme, pas mbledhjes së përbashkët mes qeverisë shqiptare e asaj të Kosovës, Xhaçka ka hapur siparin e konkursit “Ngjyrat e Shqiptarëve”, të cilën e reklamon si një nismë të sajën, kur në fakt nuk është ashtu.
“Mbledhja e përbashkët sot e dy qeverive, vendosmëria për të përkthyer së bashku në masa konkrete e me produkte të prekshme për qytetarët, atë masë marrëveshjesh e memorandumet e idesh që kemi ndarë me njëri tjetrin prej kaq vitesh, janë prova më e mirë e një faze të re që po çelet në marrëdhëniet mes nesh. Shpallja në këtë ditë, e edicionit të parë të konkursit “Ngjyrat e Shqiptarëve”, të organizuar nga MEPJ të Shqipërisë dhe MPJD të Kosovës, është një mundësi fantastike për të koleksionuar në fotografi mrekullitë dhe pasurinë e pamasë kulturore e historike të shqiptarëve kudo ku ata jetojnë e punojnë. Konkursi e ngriti siparin në Shqipëri për ta mbyllur në Kosovë më 17 shkurt 2022,”- shkruan Xhaçka krah një postimi në Facebook.
Memoria e shkurtër e Xhaçkës, ose në rastin më të keq, dëshira për të përvetësuar punët e të tjerëve, ka bërë që sot ministrja të njohë si të veten një nismë që në fakt është ndërmarrë nga Ditmir Bushati në vitin 2015.
Nisma “Ngjyrat e Shqipërisë”, u nis në vitin 2015 nga Bushati dhe tashmë është kthyer në një traditë të përvitshme si një formë e re për të promovuar Shqipërinë, për të ndërthurur diplomacinë me dixhitalizimin, rininë me promovimin e vendit, inovacionin me të vjetrën. Të gjithë qytetarët mund të bëhen pjesë e konkursit, duke postuar fotografi në rrjetet sociale me hashtagun #coloursofalbania duke shtuar dhe vitin për tu kthyer kështu edhe në diplomatë digjital.
Këtë nismë e ndoqi edhe Gent Cakaj, i cili edhe pse mbeti thjesht ministër në detyrë për punët e jashtme u bë pjesë e edicionit të pestë të fotografisë digjitale Colours of Albania, që fokusohet te trashëgimia kulturore, shoqëria dhe historia shqiptare. Por, Xhaçka, as këtë nuk e ka ndjekur.
Ajo që bën akoma më qesharake këtë ‘risi’ të ministres është fakti që e prezantoi dhe para Kosovës, kur në fakt fituesi i parë i edicionit të Colours of Albania ka qenë Nëntor Oseku nga Kosova.
Në fakt për Xhaçkën gafat nuk janë një gjë e re. Ministrja e Punëve të Jashtme nuk njihte çështjen më të ‘nxehtë’ të dikasterit që ajo drejton, atë të çështjes detare. Sapo mori këtë detyrë, Xhaçka u pyet për negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ministrja, në intervistën e parë që dha (për A2CNN) tha se mes Shqipërise dhe Greqisë nuk kishte pasur ndonjëherë aa negociata dhe as bisedime për çështje dypalëshe.
Ndryshe nga kryeministri Edi Rama, i cili ka folur gjerësish për këto negociata, ‘sahati’ i Xhaçkës kishte ngelur në vitin 2010.
“Marrëveshja për delimitimin e hapësirës detare Shqipëri-Greqi ra në mars 2010 kur Gjykata Kushtetuese mori vendim për ta bërë të pavlefshme dhe nga ai moment nuk ka pasur më as negociata e bisedime,”- tha ajo.
(F.m/Dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– 9 viktima janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri përgjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë ndërr...
FIER– Shtëpia e Klodian Çalamanit, monstrës që vrau dhe më pas groposi 8-vjeçarin në Greçalli të Fierit, është djegur. Dhoma ku jeton...
FUSHË KRUJË- Një aksident ka ndodhur pasditën e sotme në Fushë Krujë. Mësohet se një makinë me drejtues personin me iniciale G.B ka përplasur të moshu...
TIRANË- Shumë pranë me kryeqytetin rreth 10 km larg qendrës së Tiranës hidhen pirgje me inerte që po shkatërrojnë mjedisin. Institucionet shtetërore që duh...
FIER– Anëtarët e degës së Partisë Demokratike në Fier kanë shkuar sot në seli për të hapur dyert, bravat e të cilave u ndërruar një ditë më parë. I pranis...
DURRËS- Gazetarja Alma Demiraj ndodhej në vendin ky para dy vitesh ndodhej një pallat gjashtë katësh, por që tërmeti i 26 nëntorit e shembi duke e zhytur d...
DURRËS – Banorët e pallatit 837 në lagjen nr.7 në Durrës janë ngritur për herë të tretë në protestë për shkak se nuk ka filluar ndërtimi i një pallat...
LEZHË– Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Agron Manukën dhe Imer Loshën, dy të rinjtë që u kapën në Milot me 30 kallëpe ekspoziv C4. Vendimi është marr...
SHKODËR– Kristjan Dedaj 27 vjeç është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës pasi rezulton të jetë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermani...
TIRANË – Aktori i njohur durrsak Xhevdet Feri ndërroi jetë në moshën 59-vjeçare më 16 janar të 2020-ës, pasi humbi betejën me një sëmundje të ...