Politike

Ministrja e Shëndetësisë tregon përse nuk e ka marrë ende vaksinën

Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se do bëjë vaksinën kur t’i vijë radha sipas grupmoshës dhe nuk ka preferencë për llojin e saj.
Featured image of article: Ministrja e Shëndetësisë tregon përse nuk e ka marrë ende vaksinën Ogerta Manastirliu

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka treguar se kur do ta marrë vaksinën anti-COVID.

E ftuar në emisionin “Absolut 4”, ajo ka bërë me dije se do bëjë vaksinën kur t’i vijë radha sipas grupmoshës dhe nuk ka preferencë për llojin e saj, por do të aplikojë kë do të jetë e disponueshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Jo. Nuk e kam bërë vaksinën. Në fakt kam vendosur që të pres kur të vijë radha sipas grupmoshës. Do të bëj cilën vaksinë që të jetë. Vaksina nuk është luks. Do bëj cila të jetë e disponueshme,”- tha Manastirliu.

(k.m/dosja.al)

Një Koment në “Ministrja e Shëndetësisë tregon përse nuk e ka marrë ende vaksinën

  1. Vaksina nuk eshte luks?! Prandaj E Rama e ka bere me kohe dhe nuk tregon as cfare lloji?!

Shto Koment