
A do të rinisë futbolli shqiptar, tashmë që koronavirusi është në rënie? Duket se jo. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u shpreh sot në Top Channel se duhet ende kohë për të marrë një vendim.
“Unë jam vetë sportdashëse dhe e kam menduar shpesh se çfarë duhet bërë. Virusi nuk ka ikur dhe të gjithë duhet të përshtatemi, edhe sporti duhet të përshtatet”, u shpreh ajo.
“Jemi në diskutime me ekspertët dhe jemi ende në një risk të lartë dhe nuk mund të mendojmë për një rikthim të shpejtë qoftë edhe për stërvitje. Padyshim, do të kemi edhe njoftime për sportin”, deklaroi më tej ministrja.
Në fund ajo shtoi se është tifoze me Tiranën dhe Barcelonën.