Politike

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti denoncon: Është dëmtuar rrjetin elektrik i ndriçimit në Kalanë e Shkodrës, jam e shokuar

Ministrja u bën thirrje shkodranëve që të distancohen nga kjo gjë si dhe të ndihmojnë institucionet e drejtësisë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Featured image of article: Ministrja e Kulturës, Elva Margariti denoncon: Është dëmtuar rrjetin elektrik i ndriçimit në Kalanë e Shkodrës, jam e shokuar Elva Margariti, ministre e Kulturës

TIRANË– Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka denoncuar dëmtimin e rrjetit elektrik të ndriçimit në Kalanë e Shkodrës që u vendos pak muaj më parë. Në një postim në faqen e saj në Facebook, Margariti shkruan se është shokuar kur ka marrë vesh këtë gjë dhe e ka cilësuar një krim ndaj trashëgimisë kulturore.

Ministrja u bën thirrje shkodranëve që të distancohen nga kjo gjë si dhe të ndihmojnë institucionet e drejtësisë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

“E shokuar nga lajmi i dëmtimit të rrjetit elektrik të ndriçimit të Kalasë së Rozafës, në Shkodër! Ende pa iu gëzuar kësaj kurore të Shkodrës, që kurrë nuk ishte dukur më e bukur, individë të papërgjegjshëm kanë kryer një krim, duke dëmtuar pasurinë tonë të përbashkët. Ftoj çdo shkodran të ndershëm që jo vetëm të distancohet, por edhe të ndihmojë institucionet e drejtësisë, për vënien e përgjegjësve përpara ligjit!”- shkruan Margariti. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rrjeti elektrik në Kalanë e Shkodrës u përfundua në muajin shkurt të këtij viti me fonde të Ministrisë së Kulturës.

(f.m/Dosja.al)

Shto Koment