Rajoni

Ministrja e Jashtme kundër vendimit që Serbia të marrë Nobelin: Kjo NUK është rruga e Çmimit Nobel për Paqe

Haradinaj thotë se ky është një veprim me qasje politike dhe në kundërshtim me parimin e mosdiskriminimit dhe mbrojtjes të të drejtave të komuniteteve etnike.
Featured image of article: Ministrja e Jashtme kundër vendimit që Serbia të marrë Nobelin: Kjo NUK është rruga e Çmimit Nobel për Paqe Ministrja e Jashtme në Kosovë, Meliza Haradinaj-Stublla.

KOSOVË–  Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pas aktakuzës që Gjykata e Vrajës në Serbi ka ngritur ndaj Kryetarit të Këshillit Kombëtar, Ragmi Mustafa për ngritjen e flamurit kombëtar më 2019.

Sipas saj ky është një veprim me qasje politike dhe në kundërshtim me parimin e mosdiskriminimit dhe mbrojtjes të të drejtave të komuniteteve etnike.

“Padia e djeshme e gjykatës së Vranjës ndaj Kryetarit të Këshillit Kombëtar në Luginë, z.Ragmi Mustafa, veç se ai ka ngritur flamurin kombëtar shqiptar në vitin 2019, është qartazi e motivuar politikisht dhe në kundërshtim me parimin e mosdiskriminimit dhe mbrojtjes të të drejtave të komuniteteve etnike.”- ka deklaruar ajo në rrjetin e saj social, Facebook.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Haradinaj është shprehur më tej sekjo nuk është rruga e Nobelit për Paqe.

“Shqiptarët në Luginë duhet të gëzojnë të drejtat e tyre të garantuara, njësoj sikurse janë të garantuara të drejtat e zgjeruara të serbëve në Kosovë. Kjo NUK është rruga e Çmimit Nobel për Paqe.”- është shprehur ajo.

A.C/Dosja.al

Shto Koment