Politike

Vdiq një person nga COVID-19, Etilda Gjonaj, nis inspektimet në burgje: Zero tolerancë ndaj çdo lloj abuzimi nga personeli, të mos bëjnë asnjë lëshim

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka nisur inspektimet në IEVP-të dhe burgjet pas rasteve të reja të të infektuarëve me Covid19.
Featured image of article: Vdiq një person nga COVID-19, Etilda Gjonaj, nis inspektimet në burgje: Zero tolerancë ndaj çdo lloj abuzimi nga personeli, të mos bëjnë asnjë lëshim Etilda Gjoni

RROGOZHINE– Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj së bashku me drejtorin e përgjithshem të burgjeve Agim Ismailin kanë inspektuar burgun e Rrogozhinës, në të cilin humbi jtënnjë person

Në takimin me dyer te mbyllura, Ministrja Gjonaj ka vënë theksin tek masat anticovid, dhe sidomos tek trajtimi i personave të identifikuar me Covid. Në vijim Ministrja e Drejtësisë ka kërkuar që pandemia dhe rastet e shfaqjes së saj në institucionet penitenciare absolutisht të mos shërbejnë si justifikim për uljen e vigjilencës nga trupat e shërbimit në lidhje me çështjet e sigurisë.

Gjonaj theksoi se do të tregojë zero tolerancë ndaj çdo lloj abuzimi nga stafi i burgjeve dhe i kërkoi Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve që krahas vëmendjes maksimale për masat anticovid, të garantojnë sigurinë, të mos bëjnë asnjë lëshim dhe se çdo rast abuzimi me detyrën, do të konsiderohet shkelje e rëndë.

Gjithashtu Gjonaj kërkoi të rritet vëmendja ndaj sendeve të ndaluara që tentohet të hyjnë në IEVP, si në rastin e celularëve, etj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë inspektimit Ministrja e Drejtësisë Gjonaj deklaroi se shumë shpejt do të vendosen në funksion kartelat elektronike të të dënuarve, si një risi në sistemin penitenciar në Shqipëri si edhe u ndal tëk rritja e pagave për personelin e burgjeve.

Me hyrjen në fuqi të ligjit në fillim të gushtit 2020, do të barazohen pagat e policisë së burgjeve me ato të policisë së shtetit duke u trajtuar me vështirësi, vjetërsi dhe gradë.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment