Politike

Ministrja Balluku: Nesër del emri i fituesit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë

VIDEO
Ministrja tregoi se ky konsiderohet si një nga tunelet më të rëndësishëm në Europë, dhe se Llogaraja është një nga pikat më të rëndësishme turistike në vend. Më tej Balluku lajmëroi se nesër do të dalë dhe emri i fituesit që do të ndërtojë tunelin.
Featured image of article: Ministrja Balluku: Nesër del emri i fituesit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë Belinda Balluku

TIRANE– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka prezantuar ditë e sotme projektet në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Gjatë fjalës së saj ministrja është shprehur se janë dy elementë të rëndësishëm që do ndikojnë në shpalljen e fituesve për këtë ndërtim.

Siguria rrugore dhe efiçenca e kostos, elementë këto që u nënvizuan dhe nga kompanitë. Ministrja tregoi se ky konsiderohet si një nga tunelet më të rëndësishëm në Europë, dhe se Llogaraja është një nga pikat më të rëndësishme turistike në vend. Më tej Balluku lajmëroi se nesër do të dalë dhe emri i fituesit që do të ndërtojë tunelin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dua të them që siguria rrugore për ne është e rëndësishme. Në të dyja prezantimet kjo ishte diçka që u nënvizua nga të dyja studiot projektuese. Unë shpresoj që kur juria të kaloi edhe  në një diskurs më të thellë të merret parasysh edhe eficenca e kostos. Duhet të garantojmë sigurinë rrugore përmes një investimi që duhet të jetë eficent. Zona e Llogarasë nuk kërkon vetëm një zgjidhje infrastrukturore por edhe një zgjidhje interesante arkitekturore, duke qenë se Llogaraja është një nga pikat më të rëndësishme turistike. Është një park kombëtar i mbrojtur, që është edhe dera hyrëse për pjesën më të bukur të Shqipërisë. Juria duhet të vazhdojë punën pa prezencën tonë dhe shpresoj që të dilni me rezultat sa më shpejt. Do të na duhet të nisim sa më parë, mundësisht brenda këtij viti, procesin e tenderimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, i cili do të bëhet me fonde të buxhetit të shtetit, duke iu referuar partnerëve tanë ndërkombëtare. Koha për ne është e rëndësishme. Prandaj do të kërkoja nga ana e jurisë impenjim të plotë dhe nga ana e dy konsorsjumeve për të dhënë të gjitha detajet që juria ka nevojë. Nesër do të presim emrin e fituesit dhe për ti hapur rrugë qeverisë për ndërtimin e këtij tuneli”, tha ministrja.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment