LIVE UPDATES
Ekonomi

Ministria miraton ndërtimin e 391 hidrocentraleve, në terren po ndërtohen dyfishi i tyre

29 Gusht 2019, 18:47 Nga DOSJA

TIRANË- Numri i përgjithshëm i hidrocentraleve të miratuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka arritur 714. Shifra, rreth dy herë më e lartë, sesa të dhënat e ofruara nga autoritetet, i përgjigjet 259 kontratave përfundimtare dhe 132 marrëveshjeve paraprake, të nënshkruara gjatë dy dekadave të fundit. Aktualisht, qeveria kujdeset të raportojë një shifër më të ulët të numrit të impianteve që prodhojnë energji elektrike nga burime hidrike.

Në janar, Belinda Balluku, ministre e porsaemëruar e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi publikisht shifrën 4401. Por kjo rezulton të jetë e pasaktë, pasi u referohet vetëm të dhënave të Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO). Shifra e ATRAKO-s, e cila, sidoqoftë është akoma më e lartë (466), reflekton në masën 90%, kontratat e nënshkruara deri në vitin 2013.

Sipas listës “ATRAKO”2, një iniciativë e Bankës Botërore për transparencë, e zbatuar prej Ministrisë së Ekonomisë, numri i kontratave koncensionare në fushën energjisë prej burimeve hidrike, të nënshkruara deri tani, mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kompanive private është 185 dhe i përgjigjet një numri të përgjithshëm prej 466 hidrocentraleve të regjistruara. Regjistrimi i fundit në listë i përket koncesionit për ndërtimin e digës së Kalivaçit, nënshkruar qershorin e shkuar.

Po ku ndodhet pjesa tjetër e hidrocentraleve?

Ato gjenden në listën e kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë elektrike, me fuqi të instaluar deri nën 2 MW dhe që nuk janë objekt koncesioni, të miratuara në përputhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave3 nr. 822, datë 7.10.2015, “Për miratimin e procedurave të ndërtimit të kapaciteteve të reja…”. Kjo listë, ende jo publike (por e siguruar përmes një vendimi gjyqësor4, pas refuzimit për akses nga Ministria e Energjisë), përfshin 73 kontrata të reja që i përgjigjen 79 hidrocentraleve dhe një regjistri prej 132 propozimesh të pakërkuara për ndërtimin e impianteve për prodhimin e energjisë, të cilat janë miratuar paraprakisht dhe që i përgjigjen 144 hidrocentraleve të tjera.

Në fund të 2015-s, qeveria Rama shmangu metodën e koncesionit për miratimin e hidrocentraleve, por nuk ndaloi miratimin e mëtejshëm të tyre. Qeveria  “i privilegjoi” kompanitë private, duke përjashtuar investitorët nga gara me oferta dhe lehtësoi procedurat, duke ia kaluar të drejtën e miratimit ministrit të energjisë e jo komisionit te specializuar të vlerësimit të ofertave. Me anë të VKM 822/2015, HEC-et nën 2 MW i jepeshin kërkuesit të parë, pa ndonjë garë të mirëfilltë mes investitorëve të interesuar, siç ndodh në rastin e HEC-eve, që miratohen nëpërmjet kontratës së koncensionit.

Qysh atëherë, duke përjashtuar 6-mujorin e parë të  2019-s, kur Ministria e Energjisë shpalli ngrirjen e përkohshme të dokumentacionit licencues, intensiteti i miratimit ka qenë i lartë. Vetëm gjatë tri viteve të fundit u miratuan 223 hidrocentrale, afërsisht, gjashtë në muaj. Ndërkohë, procesi i mëtejshëm, kontraktimi i plotë i hidrocentraleve po vijon, deri tani, për çdo tre hidrocentrale të miratuara, ministria ka arritur të nënshkruajë një kontratë përfundimtare.

Viti 2017 rezulton më i ngarkuari, me 60% të numrit të përgjithshëm të hidrocentraleve të miratuara.

Në Listën “ATRAKO”, 2009-a dhe 2013-a, rezultojnë me numrin më të madh të kontratave të nënshkruara. Të tria këto vite (së bashku me vitin 2017) kanë qenë, njëkohësisht vite elektorale.

Hidrocentralet e fundit i përkasin një kontrate koncensionare të nënshkruar qysh në vitin 2002, mes Ministrisë  së Industrisë dhe Energjetikës dhe shoqërisë italiane “Essegei” s.l.r për shfrytëzimin e 25 hidrocentraleve vendore, të ndërtuara gjatë periudhës komuniste, shumica e të cilave ishin dëmtuar përgjatë viteve dhe në vitin 2000, shumica e tyre ishin nxjerrë jashtë përdorimit.

Deri tani autoritetet kanë anuluar vetëm tre hidrocentrale (të miratuara paraprakisht, por jo të kontraktuara) dhe kanë premtuar se do të prishin në mënyrë të njëanshme 27 kontrata jo funksionale5 që u përgjigjen 80 hidrocentraleve. Nuk ka asnjë informacion publik, nëse një premtim i tillë po zbatohet, qoftë dhe për një kontratë të vetme, por Ministria e Energjisë ka theksuar më shumë se një herë se aksioni 4-mujor mbi verifikimin e zbatimit të kushteve të kontratave koncensionare, në gjysmën e parë të 2019-s, synoi përmbushjen e detyrimeve kontraktuale e jo anulimin e tyre.

Po çfarë parashikon të bëjë Ministria e Energjisë me kontratat jofunksionale? A do të rikontraktohen kompani të reja, me qëllim përmbushjen e këtyre detyrimeve? Kjo mbetet për t’u parë. Deri tani nuk ka ende një iniciativë konkrete.

Një eksperte e Grupit të Oponencës pranë AKBN-së (Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore) shprehu shqetësimin se tani ekziston rreziku për fragmentarizim të mëtejshëm të rrjedhave ujore, duke zvogëluar kapacitetet instaluese në favor të një numri më të madh kontratash. Sipas ekspertëve, fragmentarizimi i rrjedhave është i padobishëm dhe përfitimi ekonomik prej tij është më i vogël sesa dëmi social apo mjedisor që shkakton.

Kështu, në total, numri i hidrocentraleve të miratuara është 714. Ky rekord vjen në një kohë kur konfliktet mes grupeve të interesit po shtohen; planet e menaxhimit të baseneve ujore ende nuk janë miratuar dhe kur transparenca e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë po zbehet në funksion të një propagande me shkëlqim të rremë.

(Marrë nga Porta Vendore)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale belinda balluku hidrocentralet ne shqiperi lejet per hidrocentrale belinda balluku hidrocentralet ne shqiperi lejet per hidrocentrale

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni