LIVE UPDATES
Aktualitet

Ministria “mban në sirtar” vendimin e refuzimit të azilit për gylenistin

5 Korrik 2020, 05:20 Nga DOSJA
Ministria “mban në sirtar” vendimin e refuzimit të azilit

TIRANË– Për muaj me rradhë Ministria e Brendshme duket se ka “mbajtur në sirtar” vendimin për refuzimin e azilit për shtetasin turk Selami Sismsek. Avokati mbrojtës i Simsek, Elton Hyseni tha se vendimi nuk i është bërë me dije megjithëse kishte bërë një sërë kërkesash.

40-vjeçari mbahet në Qendrën e Mbyllur për të Huajt në Karreç në periferi të kryeqytetit, ndërsa avokati tha se atij i ishte mohuar për muaj të tërë të drejtën për të apeluar vendimin. Një zëdhënës i ministrisë së Brendshme nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN për këtë çështje.

Rasti i Simsek dhe bashkëudhëtarit të tij Harun Çelik që u deportua në janar në Turqi në mënyrë kontraverse, ka nxitur hetime për akuza të rrëmbimit të personit dhe zhdukjes nga një grup pune i Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi Ndalimet Arbitrare, i cili i dërgoi Shqipërisë një listë pyetjesh në maj.

Vendimi i refuzimit të azilit që rrodhi në media të mërkurën i firmosur nga Drejtori i Drejtorisë së Azilit dhe Shtetësisë Sokol Sheti dhe tre specialistë është marrë sipas datës  më 9 mars, vetëm pak orë pasi Sismsek, i sapo liruar nga burgu ku po vuante një dënim për falsifikim, depozitoi kërkesën për azil në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kufirit dhe Migracionit.

Në vendim thuhet se Simsek “nuk parashtron në pretendimet e tij asnjë element që lidhet me statusin e refugjatit dhe mbrojtjes plotësuese, sipas parashikimeve ligjore”. Por megjithëse vendimi ishte marrë në mars, avokati i Simsek tha se ende nuk kishte zyrtarisht një kopje të tij. Hyseni tha se megjithatë do të bënte apelim të vendimit  qoftë edhe nisur nga fakti i njohur tashmë botërisht.

I pyetur për afatet e apelimit në vendim. Hyseni tha se “për sa kohë nuk e kishte pasur vendimin, koha për apelim nuk kishte filluar”.

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca i tha BIRN në një bisedë telefonike se Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës pranë Avokatit të Popullit kishte vizituar dhe takuar Sismsek në Karreç sëfundmi.

Ajo tha se pas një kërkese të tyre për të mësuar statusin e tij Ministria e Brendshme u kishte bërë me dije më 25 qershor se Simsekut i ishte refuzuar kërkesa për azil, por se ai kishte të drejtën e apelimit. Përgjigja lë të kuptohet se afatet e apelimit nuk kishin kaluar, ndërsa tërthorazi ministria duket se ka pranuar se “kishte harruar”  vendimin për refuzim.

Ballanca tha se në përgjigjen e ministrisë për Avokatin e Popullit nuk ishte shënuar data kur ishte marrë vendimi i refuzimit, duke thënë se përgjigja ishte “tricky” (hileqare). Ajo megjithatë tha se ankimi duhet të bëhej edhe mbi “faktin e njohur botërisht” pranë Komisionit Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët. Avokati i Popullit në një hetim të tij gjeti një sërë shkeljesh të policisë në trajtimin  e çështjes së Harun Çelik.

Selami Simsek, u arrestua korrikun e kaluar me një vizë kanadeze false në Rinas sëbashku me mësuesin Harun Çelik. Ata pretenduan se po arratiseshin pasi përndiqeshin nga Turqia si pjesë e lëvizjes së klerikut Fetullah Gylen.

Shqipëria dëboi fillimisht në janar bashkëudhëtarin e tij Çelik pavarësisht thirrjeve të tij për azil.  Ky i fundit u burgos menjëherë sapo mbërriti në Turqi, ndërsa Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu raportoi se ai ishte kapur në një operacion ku është përfshirë dhe shërbimi sekret turk, MIT.

Ndërkohë Simsek, në një proces të ndarë u dënua më 27 janar nga Gjykata e Tiranës me një vit e gjysmë burg, ndërsa përfitoi uljen e një të tretës së dënimit për shkak se ka pranuar fajin dhe ka shprehur pendesë.

Ai u lirua në 9 mars rreth orës 4 pasdite nga burgu pas përfundimit të dënimit dhe u shoqërua nga policia tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Laprakë, ku bëri kërkesën për azil. Atë ditë, ndërsa pritej nga babai dhe të afërm Simsek u shëtit në Tiranë me një furgon të policisë pa shenja dalluese. Babai i tij dhe të mbështetës të lëvizjes Gylen në Shqipëri, i thanë BIRN atëherë se ai frikësohej se do të dënohej njësoj si Çelik dhe përshkak të njohjes me këtë të fundit.

Por vendimi i refuzimit i marrë nga Drejtoria e Azilit dhe Shtetësisë, pavarësisht fatit të Çelik, mohon që ndaj Simsek që kishte ndonjë rrezik. “Për sa më sipër Drektoria e Azilit dhe Shtetësisë vlerëson se kërkesa për azil nga z.Selami Simsek nuk plotëson kriteret për njohjen e azilit në Republikën e Shqipërisë pasi në pretendimet e ngritura nga ky azilkërkues nuk vërehet asnjë element persekutimi, apo cënimi serioz të ushtruar nga shteti turk”, thuhet në vendim.

Sipas vendimit pretendimi kryesor që Simsek kishte parashtruar lidhej me dënimin e xhaxhait të tij “si përfaqësues i lëvizjes Gyleniste, dënim të cilin xhaxhai e ka kryer dhe tani ndodhet në Kanada”. Në vendim thuhet se Simsek kishte pretenduar që ishte larguar “se kishte frikë mos më dilte emri për shkak të lidhjes me xhaxhain”. Ndërsa thuhet se ai nuk kishte lidhje me lëvizjen gyleniste.

Avokati Elton Hyseni, i cili përfaqësonte edhe Çelik në gjykatë, i tha BIRN se duke u nisur nga rasti i parë rreziku është i qartë. “Duke parë rastin e të parit (Çelik) frika është reale. Që ai të keqtrajtohet”, tha Hyseni. Ai tha se shqetësues ishte fakti që vendimi nuk u ishte dhënë zyrtarisht. “Megjithatë unë do ta apeloj si një fakt të njohur botërisht”, tha Hyseni.

Marrë nga BIRN 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekstradimi i gylenistit selami sismsek ekstradimi i gylenistit selami sismsek

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni