Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë publikon SHIFRAT: 12 viktima dhe 737 raste të reja në 24 orët e fundit nga COVID-19 

Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije se 12 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga Covid-19. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 403 pacientë, 29 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 505 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 26.381 që nga fillimi i epidemisë.
Featured image of article: Ministria e Shëndetësisë publikon SHIFRAT: 12 viktima dhe 737 raste të reja në 24 orët e fundit nga COVID-19  Të dhënat për Covid -19

TIRANË– 12 të vdekur dhe 737 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije se 12 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Berati, të moshave 29-82 vjeç, kanë ndërruar jetë duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 1,040.

Ndërsa 2657 testime të kryera dhe kanë rezultuar pozitivë 637 qytetarë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 403 pacientë, 29 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 505 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 26.381 që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (16 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 637

Të shëruar ne 24 orë 505

Të shtruar në spitale 403

Humbje jete në 24 orë 12

Testime ditore 2657

Testime totale 229.152

Raste pozitive 50.637

Raste të shëruara 26.381

Raste Aktive 23.216

Humbje jete 1040

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 12421

Fier 1739

Durrës 1387

Shkodër 1241

Vlorë 1141

Korçë 1097

Elbasan 974

Berat 914

Lezhë 930

Gjirokastër 537

Kukës 452

Dibër 383

(A.k.dosja.al)

Shto Koment