Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë: Mbi 10 mijë të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes në 4 muajt e parë të vitit

Ogerta Manastirliu njofton se mbi 10 mijë të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes vetëm në 4 muajt e parë të këtij viti.
Featured image of article: Ministria e Shëndetësisë: Mbi 10 mijë të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes në 4 muajt e parë të vitit Nëna me fëmijën në krah

Tiranë- Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes ka bërë të ditur se mbi 10 mijë të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes vetëm në 4 muajt e parë të këtij viti. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se pagesat e bonusit të bebes po vijojnë pa ndërprerje për të gjithë të porsalindurit e brenda dhe jashtë vendit.

“Në 4 mujorin e parë kanë përfituar bonusin e bebes në total 10,275 të porsalindur, prej tyre 6,990 lindje në spitale publike, 1572 në spitale private dhe 1713 lindje jashtë vendit. Bonusi i Bebes në ndihmë të familjeve të reja dhe atyre më shumë fëmijë ka hyrë në vitin e dytë të zbatimit dhe vijon të mbështesë fëmijën e parë me 40 mijë lekë, të dytin me 80 mijë lekë dhe fëmijën e tretë me 120 mijë lekë”, njofton ministria.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë në Facebook, Ogerta Manastirliu shkruan: “Më shumë se 10 mijë fëmijë të lindur në Shqipëri dhe jashtë vendit por të regjistruar në vendin tonë, kanë përfituar bonusin e bebes nga Janari 2020. Edhe në periudhë epidemie, ekipet mjekësore kanë bërë një punë të jashtëzakonëshme në të gjitha maternitetet e vendit! #FëmijëtTëParët. 

J.V/Dosja.al 

Shto Koment