Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë jep lajmin e mirë: 40 persona nga stafi mjekësor të infektuar, gjysma e tyre janë të shëruar

Mira Rakacolli gjithashtu foli për rastin e Shkodrës. Ajo tha se Shkodra shërben si shembull për dy gjëra; e para, funksionimin e hetimit të pandemisë në Shqipëri, dhe e dyta, rëndësinë që ka kufizimi i takimeve. 
Featured image of article: Ministria e Shëndetësisë jep lajmin e mirë: 40 persona nga stafi mjekësor të infektuar, gjysma e tyre janë të shëruar Mira Rakacolli, zv/ministre e Shendetesise

TIRANË- Mira Rakacolli, zv/ministre e Shëndetësisë iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me ecurinë e COVID-19. Përmes një video-konferencë, Rakacolli ka thënë se Shkodra shërben si shembull për dy gjëra; e para, funksionimin e hetimit të pandemisë në Shqipëri, dhe e dyta, rëndësinë që ka kufizimi i takimeve.

“Shkodra tregon sa mirë ka funksionuar hetimi epidimiologjik. U panë menjëherë rastet e lidhura me këtë familje, me apo pa simptoma. Gjithashtu tregon edhe rëndësinë e distancimit social. Për analizën e SARS/ po punohet që të bëhet edhe atje sa më shpejt.”-tha Rakacolli. 

Ajo gjithashtu foli edhe për mjekët dhe infermierët e infektuar, numri i të cilëve sipas MSH ka shkuar në 40, dhe se gjysma e tyre tashmë e kanë fituar luftën me COVID-19.

“Testimi i mjekëve dhe infermiereëve bëhet sipas rekomandimeve. Sipas popullsisë përdoret rekomandimi i përditësuar i OBSH.  Personel mjekësor i prekur janë 40, gjysma janë të shëruar.”,-tha Rakacolli. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

377 të infektuar, 21 viktima dhe 116 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i ‘luftës’ me COVID-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19. Harta e rasteve të reja është zgjeruar sot në Tiranë, Shkodër dhe në Has. Deri më tani në Shkodër janë shënuar 6 raste të reja, mes tyre dhe një infermier që mund të ketë infektuar dhjetra persona të tjerë.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment