
SERBI- Ministri i Mbrojtjes të Serbisë, Nebojsha Stefanoviç ka patur një takim sot me Ambasadorin e Hollandës, Gilles Plug dhe me Shefin e e Zyrës Ndërlidhse të NATO-së , Brigade Tommaso Vitale. Në takim janë diskutuar partneriteti i bashkëpunimit mes vendeve të NATO-së dhe Serbisë gjithashtu dhe përpjekjet për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Ministri Stefanoviç ka thënë se Serbia nuk ka ndërmend që të futët në komunitetin e NATO-së.
Ai gjithashtu tha se pjesëmarrja e Serbisë në Programin e Partneritetit për Paqe është mënyra ideale për bashkëpunimin mes tyre. Ndërkohë që ambasadori Plug e ka vlerësuar sinqeritetin e Ministrit si dhe ka vënë në dukje mundësinë e bashkëpunimit të Serbisë dhe NATO-së në fushën mjekësore në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e pandemisë së Covid-19.
Ndërsa Gjenerali i NATO-së, Vitale është shprehur i kënaqur me profesionalizmin që Forcat e Armatosura Serbe kanë treguar. Më tej, ai shtoi se Serbia është një partner i besueshëm dhe një pikë kyçe në sigurimin e stabilitetit në rajon. Në fund ata e uruan Nebojsha Stefanoviç për emërtimin e tij më të ri në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.
(I.A/dosja.al)