Aktualitet

Skandali seksual në Fier, Shahini: I kemi marrë masat, rregullorja do ashpërsohet

Në një status në rrjetet sociale, ministrja shkruan se janë marrë të gjitha masat për rastin në fjalë dhe se të gjithë personat e dyshuar si të përfshirë për abuzime ndaj nxënësve në rastin e një shkolle në Fier janë shkarkuar apo janë duke u ndjekur edhe penalisht.
Featured image of article: Skandali seksual në Fier, Shahini: I kemi marrë masat, rregullorja do ashpërsohet Skandali ne Fier dhe ministrja Besa Shahini
Përditësuar:

TIRANË– Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve ka reaguar disa ditë pasi skandali seksual në liceun artistik në Fier ka bërë xhiron e mediave. Në një status në rrjetet sociale, ministrja shkruan se janë marrë të gjitha masat për rastin në fjalë dhe se të gjithë personat e dyshuar si të përfshirë për abuzime ndaj nxënësve në rastin e një shkolle në Fier janë shkarkuar apo janë duke u ndjekur edhe penalisht.

Sipas njoftimit, rregullorja e re e arsimit parauniversitar parashikon dënimet më të larta për ata që nuk punojnë në të mirën e nxënësve, abuzojnë apo përdorin çfarëdo lloj forme të dhunës në shkollë.

Njoftimi nga MASR 

Të gjithë personat e dyshuar si të përfshirë për abuzime ndaj nxënësve në rastin e një shkolle në Fier janë shkarkuar apo janë duke u ndjekur edhe penalisht. Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar ka marrë masa të tjera të menjëhershme si ndryshimin i pjesëtarëve kryesorë të stafit të institucionit arsimor, dhënien e ndihmës psiko-sociale, ndërsa ndjekim nga afër çdo zhvillim në lidhje me hetimet e organeve kompetente. Parandalimi është kyç, prandaj rregullorja e re e arsimit parauniversitar parashikon dënimet më të larta për ata që nuk punojnë në të mirën e nxënësve, abuzojnë apo përdorin çfarëdo lloj forme të dhunës në shkollë. Masat janë marrë edhe pse jemi ende në gjendjen e dyshimeve dhe jo përfundimeve finale, që tregon seriozitetin me të cilin MASR dhe institucionet e varësisë marrin në raste të tilla.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Natyrisht, masat e ndërmarra nuk janë trumbetuar në media për shkak se qëllimi ynë nuk është të bëjmë dëm duke ekspozuar ata që ndihen të dëmtuar. Gjë, të cilën po e bëjnë ata që nuk po rreshtin së shfrytëzuari në mënyrë makabre këtë rast për tërheqje vijueshmërie mediatike apo qërim hesapesh politike. Ky është abuzim në vete dhe si MASR kemi detyrimin të luftojmë edhe këtë formë të abuzimit në mbrojtje të nxënësve tanë.

Emisioni “Stop” në televizionin “Klan”, prej ditësh ka publikuar episode të ndryshme për shkollën në Fier, ku dy mësuesit Agron Bego dhe Vasil Niko iu kërkonin favore seksuale nxënëseve. Mësuesi Agron Bego u kap në kamera teksa ofrohej të ndihmonte një nxënëse me mungesat, në këmbim të intimitetit. Ai i tregoi se kishte punuar edhe zhigolo në shtëpi publike dhe ishte i të “99-tave”. Pas këtij skandali, ndaj profesorit Bego u mor masa e sigurisë “arrest me burg” dhe çështja po hetohet nga autoritetet. Pas Begos u denoncua dhe Vasil Niko, i cili kishte shkëmbyer mesazhe me një nxënëse.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment