Politike

Ministri Sandër Lleshaj: Nuk kam dhënë dorëheqjen, eci përpara, kam një mision për të kryer

VIDEO
Ministri Lleshaj u shpreh se është akoma në detyrë, nuk ka dhënë dorëheqjen e se do të ecë përpara pasi ka një mision për të kryer.

ELBASAN– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur nga Elbasani për zërat që thuhet se ai do të largohet nga qeveria. Ministri u shpreh se është akoma në detyrë, nuk ka dhënë dorëheqjen e se do të ecë përpara pasi ka një mision për të kryer.

“Nuk ka qenë asnjë deklaratë e kundërt. Kam dhënë përgjigje për pyetje të tilla. S’kam dhënë dorëheqjen, jam në detyrë. Nuk dorëhiqem, eci përpara, sepse kam një mision për të kryer, kam një përgjegjësi”, u shpreh Ministri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I pyetur më tej për shpërthimin me tritol që ndodhi në kryeqytet mbrëmjen e djeshme, Lleshaj u shpreh se policia e ka kryer punën e saj me sukses e se nuk ka dështuar. Ai theksoi faktin se ngjarje të tilla mund të ndodhin pasi nëse nuk do të kishte, nuk do të ekzistonte as policia.

Jo s’kam thënë që ka dështuar policia. Mundohuni të kuptoni drejt. Policia jo vetëm që s’ka dështuar por po kryen detyrën me profesionalizëm dhe sukses në gjithë vendin. Sigurisht kjo nuk do të thotë që ngjarje nuk mund të ndodhin se ndryshe nuk do kishim as polici”, tha Lleshaj.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment