Sport

Ministri i Sporteve zbulon datën kur rikthehet zyrtarisht Serie A

Gjithçka duhet bërë që të eliminohen grumbullimet e tifozëve nëpër bare dhe kafene për të ndjekur ekipet e tyre
Foto ilustruese Foto ilustruese

Vicenzo Spadafora, ministri i Sportit në Itali, ka shprehur dëshirën e tij që Serie A të rifillojë sa më shpejt. “Shumë më kanë thënë të ndjekim modelin gjerman”, u shpreh fillimisht Spadafora.

“Në Gjermani, ndeshjet transmetohen nga Sky, që ka gjetur marrëveshjen e duhur, si dhe ka mbrojtur interesat e abonentëve që paguajnë më tepër. Të njëjtin model, duam të ndjekim dhe ne në Itali për transmetimin e ndeshjeve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithçka duhet bërë që të eliminohen grumbullimet e tifozëve nëpër bare dhe kafene për të ndjekur ekipet e tyre. Ekipet e Serie A po stërviten sipas protokollit dhe për rifillimin e kampionatit, kemi dy data: Me 13 ose me 20 qershor. Të enjten do të vendosim për një nga këto dy data”, tha Spadafora.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment