Bota

Ministri i shëndetësisë, Spahn: Në Gjermani vala e tretë e COVID-19 është kapërcyer

Një rënie e lehtë e numrit të rasteve ka bërë ministrin e shëndetësisë të deklaroi se Gjermania duket se e ka kapërcyer valën e tretë të infektimeve me COVID-19.
Featured image of article: Ministri i shëndetësisë, Spahn: Në Gjermani vala e tretë e COVID-19 është kapërcyer Jens Spahn

GJERMANI– Në një konferencë për shtyp, ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn ka njoftuar se vala e tretë e infektimeve me COVID-19 ka kaluar.

“Tendenca e javëve të kaluara është konfirmuar. Vala e tretë duket së është thyer.Numri i infektimeve është ulur sërish, por vazhdon të mbetet në nivele të larta”, theksoi ministri.

Vetëm pas goditjes nga vala e tretë, Gjermania u detyrua të marrë masa drastike në përpjekje për të ndaluar rritjen e infektimeve, duke vendosur për herë të parë shtetrrethimin kombëtar duke nisur nga ora 22:00.

Shumica e bizneseve përveç atyre që konsiderohen thelbësore mbeten të mbyllura në Gjermani, disa për më shumë se gjashtë muaj, pavarsisht se në shumë vende europiane janë lehtësuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Parlamenti hapi dritën jeshile për lehtësimin e kufizimeve për personat që janë vaksinuar tashmë ose që janë infektuar tashmë nga virusi.

Që nga fundi i prillit shifrat kanë regjistruar një rënie të lehtë”, nënvizoi Lothar Ëieler, president i Institutit për Mbikëqyrjen e Shëndetit Publik, Robert Koch (RKI).

Rreth 7,3 milionë persona kanë marrë tashmë dy dozat e vaksinës dhe më shumë se 26 milionë kanë marrë vetëm dozën e parë.

(o.l./dosja.al)

Shto Koment