Bota

Ministri i Shëndetësisë në Gjermani skeptik në lidhje me vaksinën ruse kundër Covid-19: Autoritetet nuk janë transparente

Spahn ka thënë se ishte e rëndësishme të kishte një produkt të sigurt dhe të testuar sesa thjesht të ishte i pari.
Featured image of article: Ministri i Shëndetësisë në Gjermani skeptik në lidhje me vaksinën ruse kundër Covid-19: Autoritetet nuk janë transparente Jens Spahn

GJERMANI– Ministri gjerman i shëndetësisë Jens Spahn ditëne sotme është shprehur skeptik në lidhje me Rusinë, pasi njoftimit të Presidentit Putin për aprovimin e vaksinës së  parë kundër Covi -19.

Më tej Spahn ka thënë se ishte e rëndësishme të kishte një produkt të sigurt dhe të testuar sesa thjesht të ishte i pari.

Vaksina e Rusisë, e cila do të quhet “Sputnik V” në shenjë homazhi të satelitit të parë në botë të nisur nga Bashkimi Sovjetik, nuk ka përfunduar ende provat e tij përfundimtare. Miratimi përfundimtar erdhi pas më pak se dy muajve të testimit njerëzor.

“Nuk ka të bëjë me të parën në njëfarë mënyre – ka të bëjë me një vaksinë efektive, të testuar dhe për këtë arsye të sigurt. Për të pasur besim te një vaksinë e tillë, unë mendoj se është shumë, shumë e rëndësishme, madje edhe gjatë një pandemie, të bëjmë siç duhet studimet, testet përkatëse dhe veçanërisht t’i bëjmë ato publike. Problemi është se ne dimë shumë pak për këtë pasi autoritetet ruse nuk janë shumë transparente.”-u shpreh Spahn për radio Deutschlandfunk

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por kujtojmë se sot ekspertë të huaj të shëndetësisë dhe zyrtarë të shteteve të tjera kanë kundërshtuar vendimin e Putin sa i takon vaksinës ruse, pasi nuk është aprovuar as nga OBSH.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al

Shto Koment