Rajoni

Ministri i jashtëm grek kërcënon hapur Shqipërinë: Zbardhni menjëherë vrasjen e Kaçifas, përndryshe…

Në një deklaratë për mediat, Dendias shprehet se është në të mirë të imazhit të Shqipërisë që të zbardhet vrasja e esktremistit Kostandin Kaçifas.
Featured image of article: Ministri i jashtëm grek kërcënon hapur Shqipërinë: Zbardhni menjëherë vrasjen e Kaçifas, përndryshe… Nikos Dendias dhe Kaçifas

GREQI– Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias ngulmon sërish në zbardhjen e vrasjes së ekstremistit grek Kostandin Kaçifas, ngjarje e ndodhur në tetor të vitit 2018.

Në një deklaratë për mediat, Dendias ka paralajëmruar autoritetet shqiptare që të zbardhin rrethanat e vrasjes së ushtarit ekstremist në Bularat të Gjirokastrës pasi është në të mirë të imazhit të Shqipërisë.

Është fakt që përfundimi i hetimit të prokurorisë për çështjen e vrasjes së K. Katsifa është vonuar ndjeshëm (kujtohet se Prokurori i ri që mori përsipër çështjen Marsin e kaluar kërkoi dhe mori, sipas Kodit të Procedurës Penale Shqiptare, një shtyrje afati me kusht 3 muaj, për të përfunduar përfundimin e hetimit).

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pritet raporti zyrtar i Prokurorisë së Përgjithshme Shqiptare për kushtet në të cilat një anëtar i EEM dhe një qytetar grek ka humbur jeten. Nga ana jonë, ne i kemi sqaruar palës shqiptare se hetimet përkatëse duhet të përfundojnë menjëherë dhe të publikohen sa më shpejt të jetë e mundur, pa vonesë të mëtejshme, nga një konstatim i plotë që hedh dritë mbi të gjitha aspektet e çështjes dhe çon në drejtësi. rikthimi i ndjenjës së sigurisë në EEM, për marrëdhëniet bilaterale dhe, në fund të fundit, për imazhin e Shqipërisë për kërkesën evropiane për sundimin e ligjit,”– shkruhet në deklaratën zyrtarë të ministrisë greke.

Konstandinos Kaçifas, u vra më 28 tetor gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Ditën e varrimit, në Bularat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që e përcollën 35-vjeçarin drejt banesës së fundit të veshur me rroba ushtarake. Vrasja e tij nga forcat RENEA shkaktoi shumë tensione mes Shqipërisë dhe vendit fqinj. 

(f.m/dosja.al)

Shto Koment