
ROMË– Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio tha ditën e sotme se vendi i tij do të jetë ndër vendet e para në botë që do të marrë vaksinën anti-Covid.
“Italia është pjesë e dy marrëveshjeve të mëdha ndërkombëtare, ajo me Pfizer dhe ajo me AstraZeneca, të cilat kanë përparuar dhe po arrijnë sukses të madh në prova,”-tha ai.
Sipas të dhënave të fundit, numri i rasteve me COVID-19 ka pësuar rënie në Itali, por niveli i vdekshmërisë është rritur prej në 42% në shtatë ditët e fundit.
Italia është një prej vendeve më të prekura nga pandemia e koronavirusit, pasi ka shënuar 1,272,352 raste të infektuara, nga të cilat janë ndërruar jetë 47,217 persona.
(k.m/dosja.al)