Politike

Ministri holandez deklaratë të qartë për Shqipërinë: Të luftojë korrupsionin, e më pas të kërkojë negociatat me BE-në

Sipas tij, para se të hapen negociatat, Shqipëria duhet të tregojë një angazhim të qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Featured image of article: Ministri holandez deklaratë të qartë për Shqipërinë: Të luftojë korrupsionin, e më pas të kërkojë negociatat me BE-në Stef Blok, ministër i Holandës

TIRANË– Ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok, i ka mbyllur edhe njëherë derën për në Bashkimin Evropian Shqipërisë. Në një deklaratë të bërë në një intervistë për gazetën kroate “Jutrnji List”, ministri shtoi se “Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat pa rezultate në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Sipas tij, para se të hapen negociatat, Shqipëria duhet të tregojë një angazhim të qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Blok është shprehur më tej se nga Shqipëria kërkohet angazhim i qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Verifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve është veçanërisht thelbësor. Ka pasur reforma të rëndësishme ligjore dhe janë krijuar institucione të reja të drejtësisë. Sidoqoftë, përpara fillimit të negociatave të pranimit, Shqipëria do të duhet të tregojë një angazhim të qëndrueshëm për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, është shprehur Blok.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndëkohë u shpreh se Këshilli i Evropës do të diskutojë çështjen e Ballkanit, përpara Samitit të majit 2020, që do të mbahet në Kroaci.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment