Aktualitet

Replikat në emision, Cakaj: Gabove në deklaratë. Gazetari: Gënjeva 1%

  • ‘Agjent serb’/ Adri Nurellari: Sulmet ndaj Cakajt, të ulëta. Familja e tij ka qënë persekutuar
  • Sherri në Berlin/ Cakaj tregon versionin e tij: Jam dëshmitar, Rama ka thënë të vërtetën
  • Robert Rakipllari i ka kërkuar falje Gent Cakajt pasi deklaroi se ky i fundit është dekoruar nga Rama për negociatat që ka zhvilluar vitin e kaluar me Brukselin. Sipas ministrit kjo nuk është e vërtetë dhe gazetari u shpreh se ka gënjyer 1%.
    Featured image of article: Replikat në emision, Cakaj: Gabove në deklaratë. Gazetari: Gënjeva 1% Ministri në detyrë Gent Cakaj dhe Robert Rakipllari

    Tiranë- Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” të Eni Vasilit, ministri i jashtëm në  detyrë Gent Cakaj ka pasur një debat me gazetarin Robert Rakipllari.

    Rakipllari është shprehur se Cakaj është dekoruar nga Rama për negociatat që ka zhvilluar vitin e kaluar me Brukselin për arritjet e rekomandimit pozitiv.

    Por Cakaj i është përgjigjur menjëherë dhe i ka thënë se nuk është i saktë në asnjërin nga konstatimet.  “Unë nuk kam marrë asnjë dekoratë. Do të isha shumë i nderuar nëse do ta kisha marrë një dekoratë. Në në koment të shkurtër bëtë te gabime.Unë nuk ka qenë kryenegociator, nuk kam marrë as medalje”, tha Cakaj.

    “Do ta gjej medaljen e mirënjohjes, do ta gjej me foto”, iu përgjigj gazetari.

    “Mos gënje, sepse gënjeve dhe është e disata herë që po e bën”, i tha Cakaj gazetarit.

    “Gënjeva 1% për qind”, u përgjigj gazetari.

    “Jo, ti the pesë dekorata unë s’kam dekoratë. Ke gënjyer 20 për qind”, shtoi Cakaj, ndërsa më pas Rakipllari kërkoi edhe ndjesë.

    Më tej ministri në detyrë bëri edhe deklaratën e fortë.  “Nëse kam marrë dekoratë apo medalje, jam gati të jap dorëheqjen këtu, në këtë emision”, tha ai.

    J.V/Dosja.al

    Shto Koment