ShowbizSport

“Ministrat si pashallarë me saraje e sportistët po vdesin për bukë”, Velshnja reagon ashpër kundër qeverisë: Më vjen keq ku jetoj (FOTO)

"Kemi bërë investime rreth 120 milion euro për rrugët por kemi aksidente përsëri, i dhame 100 mijë euro Notre Dam de Paris se u dogj sna hapen as negocjatat, kemi investuar në stadiume por ndeshje sfitojmë skemi lënë ministër pa e bërë me saraje që të jetojnë si pashallarë por kampjonet e sporteve tona do i lëmë të vdesin për bukë, sepse ju s’doni ta kuptoni por ne jemi komunizmi i modernizuar të dashur njerëz!"-shprehet Veleshnja.
Featured image of article: “Ministrat si pashallarë me saraje e sportistët po vdesin për bukë”, Velshnja reagon ashpër kundër qeverisë: Më vjen keq ku jetoj (FOTO) Rezart Veleshnja dhe Klevis Çelaj

TIRANË- Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja është një prej zërave më kritikë të politkës shqiptare, për rregullat e shtetit dhe mospërkushtimin e autoriteteve përkatëse për probleme të veçanta.

Pas intervistës së kampionit kombëtar të boksit, Klevis Çelaj, Veleshnja ka  reaguar ndaj shumës qesharake që Çelaj mori si shpërblim për fitoren e tij.

Gjatë intervistës boksieri ka  rrëfyerr se ju dhanë vetëm 14 mijë lekë( të reja), shumë e cila nuk mbulon as çmimin e dorezave që duhet t’i blejë.

Ashtu si çdo herë edhe në këtë rast Veleshnja ka shpërthyer në kritika ndaj kryeministrit Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në statusin e tij aktori i humorit thotë se sportistët kampionë po vdesin për bukë, e nga ana tjetër qeveritarët kanë  ngritur sarajet e tyre.

“Kemi bërë investime rreth 120 milion euro për rrugët por kemi aksidente përsëri, i dhame 100 mijë euro Notre Dam de Paris se u dogj sna hapen as negocjatat, kemi investuar në stadiume por ndeshje sfitojmë skemi lënë ministër pa e bërë me saraje që të jetojnë si pashallarë por kampjonet e sporteve tona do i lëmë të vdesin për bukë, sepse ju s’doni ta kuptoni por ne jemi komunizmi i modernizuar të dashur njerëz! Më vjen keq ku jetoj! Shpresoj ti jepni një zgjidhje këtyre njërzve që janë të ndershëm na bëjnë krenar edhe nuk merren me lëndë narkotike apo me krime te ndryshme! Flm.”-shkruan Veleshnja.

A.C/Dosja.al

Shto Koment