Politike

Ministeriali i OSBE, Rama mban fjalën përmbyllëse: Shqipëria mori më shumë përgjegjësi se çdo vend tjetër, ia dolëm

VIDEO
Rama është shprehur në hyrje të fjalës së tij se edhe pse me një eksperiencë shumë të vogël në këto nivele të diplomacisë botërore vendosi objektiva të larta dhe ia doli me sukses.
Featured image of article: Ministeriali i OSBE, Rama mban fjalën përmbyllëse: Shqipëria mori më shumë përgjegjësi se çdo vend tjetër, ia dolëm Edi Rama, kryeminister

TIRANË– Kryeministri Rama ka mbajtur ditën e sotme fjalën përmbyllëse në Ministerialin e OSBE, pas zgjedhjes së krerëve ekzekutiv të kësaj organizate.

Rama është shprehur në hyrje të fjalës së tij se edhe pse me një eksperiencë shumë të vogël në këto nivele të diplomacisë botërore vendosi objektiva të larta dhe ia doli me sukses. Ai tha se ky ishte një vit tejet sfidues por edhe një “debutim absolutisht dinjitoz i Shqipërisë në krye të OSBE”.

Gjithçka ishte kundër nesh, krizë përmbi krizë, por nuk hoqëm dorë. Pandemia COVID na pengoi rrugën, por ne ia dolëm Shqipëria mori më shumë përgjegjësi se çdo vend tjetër. Ky ishte një vit tejet sfidues por Shqipëria pati një debutim dinjitoz në krye të OSBE”, ka thënë Kryeministri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al


FJALA E PLOTË:

“Ky duket se është këshilli më produktiv ministror kështu më anë thënë prej shumë vitesh e nuk shoh asnjë arsye pse mos ta përmend një gjë të tillë”, tha shefi i qeverisë teksa renditi dhe të gjitha krizat me të cilat u përball Shqipëria në kryesimin e OSBE. Shqipëria shihej si një demokraci e re që shpesh mund të trazohej e larg së pasuri fuqisë diplomatike të shumicës së anëtarëve këtu. Shanset ishin kundër nesh e në krye të vitit vendosa objektiva për të zbatuar angazhimet tona, për të bërë ndryshimin në terren e ndërtuar stabilitetin përmes dialogut.Qëllimet tona i vendosëm lart, sfiduam veten jo vetëm për të lënë mbresë e sjellë ndikim, e mbajtëm vetën me këmbë në tokë kur nisëm këtë aventurë sfiduese për një vend is yni.Vetëm pak kohë pas nisjes sonë, ia behu pandemia e frikshme na u desh të punonim nga shtëpitë, të privuar nga mundësia e takimit sy me sy që është thelbësore për marrëveshjet.Megjithatë na u desh të vazhdonim të bënim këtë punë që nënkuptonte kaq shumë në historinë e marrëdhënieve tona me botën e jashtme. Ne ishim Koreja e Veriut e Evropës e krejt papritur në u desh të udhëhiqnim përmes një pandemie një organizatë të madhe. Shanset u përkeqësuan por ne ia dolëm e mundëm të shënojmë përparim, një progres aspak i dukshëm për të gjithë. Zbatuam mënyra të reja pune për OSBE, me një kalim të shpejtë për ti marrë vendimet online, s’duket si dicka për tu theksuar por më lini tu kuptoj që e kemi bërë këtë para OKB e të tjerëve e nuk është gjë e vogël besoj. Më pas erdhi Bjellorusia, papritur megastruktura me shumë reputacion BE e NATO u duken se ishin të padobishme pas barrikadës…kështuqë organizata jonë doli në pah si adresa e vetme për të trajtuar shqetësimin e jashtëzakonshëm për shkeljen e neveritshme të parimeve tona. Oferta jonë nuk u mor në konsideratë. Ndërhyrja e Rusisë…ishte larg së qeni ideale por ishte më shumë se asgjë.Në këtë fazë gjithcka ishte kundër nesh krizë për  mbi krizë por ne nuk hoqëm dorë e nuk lamë asgjë të na ndalte në punën tonë. E morëm përsipër gjithcka, treguam ambicien e përgjegjësinë tonë e bëmë në mënyrë shqiptare, me këmbëngulje me ca karizëm ndoshta, mësuam gjatë punës por bëmë punën, kunsër të gjitha parashikimeve ia dolëm. Ky këshill është fundi ynë i lumtur, ka qenë fund i mirë më duhet të them dhe më duhet ta them qartë e fortë ishte sukses, por është larg së qeni suksesi im.”

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment