Politike

Misteriali i OSBE në Tiranë/ Rama raporton: Jemi në krizë, të lëmë pas krahëve mendësinë e luftës së ftohtë

VIDEO
Mblidhet në Tiranë ministeriali i OSBE. Kryeministri Edi Rama në cilësinë e presidentit të OSBE ka deklaruar se organizata po përballet me sfida në të gjithë botën, ndërsa theksoi se krizat e kanë përçarë e jo bashkuar aleancën.
Featured image of article: Misteriali i OSBE në Tiranë/ Rama raporton: Jemi në krizë, të lëmë pas krahëve mendësinë e luftës së ftohtë Edi Rama
Përditësuar:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në cilësinë e Presidentit të OSBE, ka mbajtur fjalën hapëse gjatë punimeve të Ministerialit që është zhvilluar në Tiranë. Rama foli për arritjet e OSBE gjatë kryesimit të Shqipërisë, ndërsa theksoi se krizat që kanë përfshirë botën, nuk e kanë bashkuar OSBE por e kanë ndarë atë.

Kryeministri e nisi fjalën e tij duke shprehur keqardhjen e tij për refuzimin e zgjidhjes së krizës në Bjellorusi. “Do të na duket një dimër i gjatë por një e ardhme me e ndritur na pret përpara”, tha Rama.

“Qendrimi i luftës së ftohtë të lihet pas krahëve përgjithmonë.”-tha Rama, ndërsa vijoi të fliste për krizën që ka përfshirë OSBE. 


“Të nderuar miq kur Shqipëria mori kryesinë e OSBE në janar të gjithë folën për një organizatë që ishte në vështirësi. Duke u ulur tani mund të konfirmojë atë që cka paraardhësit e mi kanë ndjerë. Jemi në krizë, në krizë në përkeqësim. Kjo nuk ëshë situate që është krijuar nga organizata. Ne do ta shohim në sy krizen , kjo gjendje është shkaktuar nga ne, nga 57 vende të BE. Ky vizion po largohet nga ne pasi parimet tona nuk po respektohen sepse divergjenca po rriten. Përballja zgjidhet përmbi bashkëbisedimit, kjo duhet të na shqetësoje të gjithëve. Kemi dështuar të trajtojmë dobësitë tona, sfidat nga terrorizmi, nga klima….”-tha Rama. 

Teksa e quajti një vit dinjitoz atë të debutimit të Shqipërisë në krye të OSBE, Rama tha se OSBE duhet të jetë e bashkuar për kauzat drejt të cilave po lufton sot bota. “O e keni përzemër këtë organzatë ose jo. Ose doni të zgjidhni konflikte ose jo. Ose doni  media të lirë ose jo. Organizata jonë është kaq e fortë sa vullneti për ti zbatuar këto angazhime. Nëse mungon vullneti siç sot është e vështirë të dalim nga krizat.”-tha Rama. 

PJESË NGA FJALA E KRYEMINISTRIT EDI RAMA: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky ka qenë një vit sprovues për OSBE-në. Pasojat e Covidit kanë shprehu të gjitha fushat e jetës sonë. Ngushëllimet shkojnë për ata që kanë humbur të dashurit, falenderimet shkojnë për punonjësit e shëndetësisë. Ndërkohë që ne fokusohemi te pasojat ekonomike, duhet të kuptojmë ndikimin negativ të sigurisë. Ka rritur krimin kibernetik, ka krijuar terren për dezinformimin.

Do të na duket një dimër i gjatë por një e ardhme me e ndritur na pret përpara. Në krye të vitit thashë që konflikti i Ukrainës është prioriteti i luftës sonë. Është bërë një përparim por ka ende punë për zgjidhje gjithëpërfshirëse e konfliktit. Le të mos harrojmë marrëveshjet e Minskut. 7 vjet me parë, jetë vazhdojnë të humbasin. Në vizitën time të parë si kryetar i radhës pashë me sytë e mi pashe se si konflikti kishte ndikuar popullsinë. Kemi parë që progresi është i mundshëm nëse ka vullnet politik.

Situata humanitare mbetet shqetësuese, dhe është për t’u ardhur keq. Më leni ta përsëris, largimi nga Marrëveshjet e Minskut nuk është gjetja e rrugës drejt të ardhmes. Bëj thirrje për një qasje më praktike në diskutimin e grupit tripalësh nën ndikimin e OSBE-së. MPN-ja duhet të lejohet të bëjë punën e saj. Ndërkohë që bota lufton me pandeminë, punonjësit e OSBE-së punonin kundër konfliktit. Këto bisedime domethënëse duhet të vijojnë në mënyrë që të arrihet marrëveshje për një zgjidhje të paqtë dhe të gjatë për konfliktit. Pandemia ka sjellë probleme të ndërlidhshmërisë. Kërkoj për një rivendosje të shpejtë të lirisë së lëvizjes.

Ofruam të ndihmonim Bjellorusisë. Por kjo ofertë u refuzua. Mund të kishte qenë një mundësi për të kaluar nga përballja te dialogu. Shpresojë që Bjellorusia ta rimarrë në konsideratë këtë ofertë, nën kryesinë e re. OSBE-ja mbeti stacioni i fundit, instrumenti i fundit, kjo tregon se duhet të përqendrohemi se si i përmirësojnë instrumentet e OSBE-në dhe ta bëjmë një mjet të mundshëm t’i ndihmojë anëtarët të zgjidhin kriza.

Shqipëria i është dashur ta drejtojë anijen e OSBE-së në kohë të trazuara. Ishte një tjetër moment kur pamë sa të rëndësishëm ishin këta drejtues të lartë, dhe sa e rëndësishëm është të fokusohemi në përmirësimin e besimit brenda kësaj organizate.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment