Rajoni

“Minishengeni”, partitë shqiptare në Shkup kundër: Kosova të jetë pjesë e nismës

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se nisma nuk do të jetë e suksesshme dhe në këto takime duhet të jenë të pranishëm edhe BE si dhe SHBA.
Featured image of article: “Minishengeni”, partitë shqiptare në Shkup kundër: Kosova të jetë pjesë e nismës Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev

MAQEDONIA E VERIUT- Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë shprehur kundër Shengenit Ballkanik duke deklaruar se vendosja e një marrëdhënieje të tillë mes shteteve në Ballkanin Perëndimor, nuk ka kuptim pa Kosovën, e cila ende nuk njihet si shtet nga Serbia.

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se nisma nuk do të jetë e suksesshme dhe në këto takime duhet të jenë të pranishëm edhe BE si dhe SHBA. Ndërsa partia në opozitë, Aleanca për Shqiptarët, ka deklaruar se nuk është kundër nismave rajonale por kundërshton çdo të tillë që do të përjashtonte Kosovën.

Edhe Lëvizja Besa në një reagim zyrtar bën të ditur se forma se si po zhvillohet kjo nismë nuk garanton jetëgjatësi. Por kryeministri Zoran Zaev, i ka bërë thirrje partive politike shqiptare që të argumentojnë më qartë qëndrimet e tyre kundër kësaj nisme.

Pak ditë më parë në Tiranë është mbajtur takimi i tretë i Mini-Shengenit. Në takim ka marrë pjesë dhe Mali i Zi dhe tashmë janë katër vende që e përkrahin këtë nismë. Liderët zhvilluan një viztë në Durrës dhe panë nga afër dëmet e tërmetit. Zaev, Vuçit dhe Gjukanoviç premtuar se do ndihmojnë Shqipërinë dhe thanë se Mini-Shengeni do rrisë ekonomitë e vendeve. Ndërkohë, Rama ka folur për Kosovën dhe tha se është përjashtuar vetë dhe liderët po e fusin në një rrugë qorre.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment