Rajoni

Minishengeni Ballkanik, Vuçiç fton Kosovën, Bosnjën e Malin e Zi: Heqja e doganës midis shteteve, ka rëndësi për Serbinë

Samiti i parë mes liderëve u mbajt në 10 Tetor të këtij viti, ndërsa ashtu sikurse pak javë më parë, edhe në këtë takim nuk do të jenë të pranishëm në tryezën e përbashkët liderët e Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjes.
Featured image of article: Minishengeni Ballkanik, Vuçiç fton Kosovën, Bosnjën e Malin e Zi: Heqja e doganës midis shteteve, ka rëndësi për Serbinë Aleksandër Vuçiç

SERBI-  Në kuadër të “Minishengenit Ballkanik”, presidenti serb, Alekasandër Vuçiç ka ftuar Kosovën, Bosnjën dhe Malin e Zi në bisedime.

“E rëndësishme për Serbinë, është heqja e doganës midis shteteve”, ka thënë Vuçiç.

Samiti i parë mes liderëve u mbajt në 10 Tetor të këtij viti, ndërsa ashtu sikurse pak javë më parë, edhe në këtë takim nuk do të jenë të pranishëm në tryezën e përbashkët liderët e Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjes.

Takimi i dytë në Ohër do të mbahet më datë 9 Nëntor ndërsa, Vuçiç ka treguar se biseda me dy partnerët e tij për “mini- Shengenin Ballkanik” ka qenë e frytshme dhe pozitive.

Brenda viti 2021 pritet që të ‘vijë në jetë Mini Shengeni’ mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment