Rajoni

Minishengeni ballkanik, Vuçiç telefonon Ramën dhe Zaev: Bisedë e shkëlqyer para samitit të Ohrit

Presidenti serb, Alekasandër Vuçiç ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev, lidhur me përgatitjet për takimin e dytë trepalësh në Ohër.
Featured image of article: Minishengeni ballkanik, Vuçiç telefonon Ramën dhe Zaev: Bisedë e shkëlqyer para samitit të Ohrit Edi Rama, Alekasndër Vuçiç dhe Zoran Zaev

SERBI– Në kuadër të “Minishengenit Ballkanik”, presidenti serb, Alekasandër Vuçiç ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev.

“Një bisedë e shkëlqyer me Edi Ramën dhe Zoran Zaevin përpara samitit të rëndësishëm në Ohër më 9 nëntor”,- shkruan Vuçiç

Samiti i parë mes liderëve u mbajt në 10 Tetor të këtij viti, ndërsa ashtu sikurse pak javë më parë, edhe në këtë takim nuk do të jenë të pranishëm në tryezën e përbashkët liderët e Malit të Zi, Kopsovës dhe Bosnjes.

Takimi i dytë në Ohër do të mbahet më datë 9 Nëntor ndërsa, Vuçiç ka treguar se biseda me dy partnerët e tij për “mini- Shengenin Ballkanik” ka qenë e frytshme dhe pozitive.

Brenda viti 2021 pritet që të ‘vijë në jetë Mini Shengeni’ mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut

(a.m/dosja.al)

Shto Koment