Politike

‘Mini-Shengeni’, Palmer komenton nismën: Ka mbështetjen e SHBA-së, të integrohen dhe shtetet e tjera

  • ‘Zgjedhorja’, Palmer: Na pëlqen të shohim dialog, zgjedhjet janë të rëndësishme
  • Palmer në fjalën e tij shtoi se nisma është shpresëdhënëse dhe ka mbështetjen e amerikanëve. Më tej ai ka folur dhe për vendimin e BE për moshapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
    Featured image of article: ‘Mini-Shengeni’, Palmer komenton nismën: Ka mbështetjen e SHBA-së, të integrohen dhe shtetet e tjera Edi Rama, Aleksandër Vuçiç, Zoran Zaev dhe Mathew Palmer

    ZVICËR- Matthew Palmer, i dërguari i SHBA për Ballknain, ka folur sot nga Forumin Ekonomik Boteror, në Davos për nismën e Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut të ashtuquajtur si “Mini-Shengen”.

    Palmer në fjalën e tij shtoi se nisma është shpresëdhënëse dhe ka mbështetjen e amerikanëve. Më tej ai ka folur dhe për vendimin e BE për moshapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

    SHBA-të vazhdojnë të jenë të angazhuar në perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor që ka qenë themeli për angazhimin amerikan në rajon për më shumë se 20 vite. Kjo nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë. Kjo është edhe arsyeja pse pamundësia e Këshillit Europian për të gjetur konsensus dhe të fillojë bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ishte kaq zhgënjyese. Shpresojmë që Këshilli i Europës t’i rikthehet çështjes në mbledhjen e liderëve në maj, në Zagreb, të arrijë konsensusin e duhur dhe të nisë atë proces aq të rëndësishëm duke dërguar sinjalin e rëndësishëm në rajon.

    Angazhimi i Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të promovojnë bashkëpunimin përmes së ashtu-quajturës nisma e minishengenit është shpresëdhënës, është një tregues që liderët në rajon po marrin përgjegjësi për fatin e tyre, po marrin në dorë të ardhmen e vet. Arkitektura e kësaj nisme ka një skaj të hapur, ka vend për Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën. Nisma është premtuese, ka mbështetjen tonë dhe angazhimin tonë për të bashkëpunuar me liderët e Ballkanit Perëndimor për ta çuar përpara”, u shpreh Palmer.

    Disa ditë më parë drejtuesit e qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë veriore Rama e Zaev si dhe presidenti i Serbisë Vuçiç zhvilluan një takim, ku u diskutua për një lehtësim më të madh të qarkullimit në rajon të njerëzve, prodhimeve dhe kapitaleve. Veprimtarët u mblodhën me shqetësimin se mbi këtë takim nuk ka transparencë më të madhe dhe ka paqartësi mbi orientimin perëndimor të shqiptarëve.

    (A.B. Dosja.al)

    Shto Koment