Aktualitet

Minatorët kërkojnë të dëgjohen, protestojnë para RTSH-së: Pasqyroni ne, jo Ramën (VD)

Me megafon në dorë dhe njëzëri, ata bëjnë thirrje që televizioni publik, që mbahet dhe nga taksat e tyre të publikojë shqetësimet që ata ngrenë.

TIRANË- Minatorët që kanë disa muaj që po protestojnë, pasi kërkojnë miratimin e statusit, këtë herë kanë bërë një tubim ndryshe. Ata nuk kanë dalë as para Kuvendit, as para zyrës së Ramës, por përballë RTSH-së, pasi e akuzojnë se nuk pasqyrojnë hallet që ata kanë.

Me megafon në dorë dhe njëzëri, ata bëjnë thirrje që televizioni publik, që mbahet dhe nga taksat e tyre të publikojë shqetësimet që ata ngrenë.

Ne kërkojmë status jo pallavra. Ne kërkojmë djersën, ne kërkojmë hakun, ne kërkojmë gjakun. Ndaj mos u fshihni dilni në shesh dhe pasqyroni çfarë themi ne, jo çfarë thonë hajdutët, jo çfarë thonë qeveritarët, jo çfarë thonë banditët. ISSH bandë hajdutësh”, shprehen minatorët.

Kujtojmë se minatorët kërkojnë që qeveria të plotësojë kërkesën e tyre dhe të miratojë ligjin e statusit të tyre. Ata kanë deklaruar se zgjidhja e problemëeve vjen vetëm me statusin dhe jo me ligje e rregullore të tjera.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment