Aktualitet

Krimi horror në Mallakastër/ Flet kunata e Drita Saliajt: Luisi e kishte si nënën e tij, djali im kurrë nuk do ta përdhunonte, të vuajë dënimin nëse ka bërë diçka (VD)

  • Motra e Drita Saliajt thirrje shtetit: Të pushkatohen të tre autorët, do futemi në vëllavrasje
  • Mimoza Saliaj është shprehur se djali i saj, Luis Saliaj nuk do të përdhunonte kurrë Drita Saliajn.
    Featured image of article: Krimi horror në Mallakastër/ Flet kunata e Drita Saliajt: Luisi e kishte si nënën e tij, djali im kurrë nuk do ta përdhunonte, të vuajë dënimin nëse ka bërë diçka (VD) Drita Saliaj.
    Përditësuar:

    Mallakstër- Mimoza Saliaj, nëna e Luisa Saliajt, një prej personave të arrestuar për vrasjen e Drita Saliajt është shprehur që nëse 16-vjeçari ka marrë pjesë në krim të vuajë dënimin. Ajo ka theksuar se Luisi, nipi i burrit të viktimës, e kishte si nënë e tij Drita Saliajn dhe kurrë nuk do ta përdhunonte atë.

     

     

    “Për atë që flitet në media nuk jam dakord, për atë fjalën e rëndë që ka dalë kohët e fundit Luisi e kishte nënë Dritën dhe nuk e bënte kurrë këtë,  që ta përdhunonte, është shumë fjalë e rëndë për Luisin kjo. Ato që keni dëgjuar, të gjitha, nuk kam asgjë për të fshehur. Këtë të fundit nuk e besoj, për të tjerat Luisi të flasë, të thotë të vërtetën. Drita e ka rritur djalin tim, unë shkoja atje, ajo vinte këtu. Vani ka ardhur në shtator nga Greqia, ka pirë një kafe me bashkëshortin në Ballsh. Ne kemi shkuar si familje me njëri-tjetrin. Normal që hyja dhe dilja, le të flasë edhe djali i vogël i Dritës, kishte respekt për ne. Shumë keq e kam përjetuar këtë ngjarje, unë rri vetëm shtrirë. Nuk do doja që të ndodhte, por drejtësia të shkojnë në vend. Ta marri atë që meriton nëse e ka bërë. Asnjëherë nuk e kam përfaqësuar me një avokat dhe nui do ta përfaqësoj. Nëse ai e ka bërë atë punë, të marrë atë që meriton. Burri vetëm qan, është në gjendje shoku. Nëse e kanë bërë të marrin dënimin që meritojnë”, është shprehur ajo.

    Dosja.al zbardhi dje dosjen e plotë të prokurorisë për ngjarjen horror që ndodhi pak ditë më parë në Mallakastër, ku tre të rinjtë, Luis Saliaj, Ervis Zotaj dhe Sindi Shehaj shkuan në shtëpinë e Drita Saliajt, dhunuan, grabitën dhe e mbytën atë në rezervuar. Sipas dosjes së prokurorisë,  tre të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ideuar të gjithë ngjajren dhe më pas kanë shkuar tek shtëpia e 50-vjeçares për të grabitur dhe e kanë vrarë atë. Prokuroria bën me dije se gjithçka është zbuluar pas një denoncimi nga një e afërme e Dritës, e cila kishte shkuar në Komisariat dhe kishte denoncuar zhdukjen e saj. Për këtë ngjarje Gjykata e Fierit ka lënë në burgj Luis Saliajn, Ervis Zotajn dhe Sindi Shehajn.

    J.V/Dosja.al

    Shto Koment