Politike

Mimi Kodhelit i ‘shpëton’ goja: Kjo është punë burrash, nuk e filluan socialistët blerjen e votave

E ftuar në emision Kodheli është shprehur se blerja e votës është një punë e keqe.
Featured image of article: Mimi Kodhelit i ‘shpëton’ goja: Kjo është punë burrash, nuk e filluan socialistët blerjen e votave Mimi Kodheli

TIRANË– Ish-ministrja Mimi Kodheli ka treguar se blerja e votës është një punë shumë e keqe.

E ftuar në “Provokacija”, ish-ministrja e Mbrojtjes tregoi ‘padashje’ se blerjen e votës nuk e kanë filluar socialistët dhe se kjo gjë në përgjithësi është punë burrash.

Blerja e votës është një punë e keqe. Nuk e kanë filluar socialistët këtë gjë. Kjo punë daton shumë herët. Partia Socialiste është një parti e madhe dhe nuk ka pasur nevojë në përgjithësi që të blejë vota.

Pastaj kjo është punë burrash, gratë janë më imune ndaj këtyre gjërave. Përgjimet thjesht i shtynë njerëzit që të kuptonin më mirë. Nuk jam këtu për të komentuar as mënyrën se si meshkujt flasin mes njëri-tjetrit,”– tha Kodheli.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment