Politike

Milo: Rama kërkon të sigurojë favore para zgjedhjeve, bën llogari me listat e hapura

Milo u shpreh se Rama ka deklaruar deri më tani që nuk do heqë dorë nga 5 qershori dhe e respekton atë.
Featured image of article: Milo: Rama kërkon të sigurojë favore para zgjedhjeve, bën llogari me listat e hapura Paskal Milo, kreu i PDS

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka folur për veprimet e fundit të Ramës që kërkon të ndryshojë kushtetutën duke hequrkoalicionet parazgjedhore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I ftuar në Syri Tv, Milo u shpreh se Rama ka deklaruar deri më tani që nuk do heqë dorë nga 5 qershori dhe e respekton atë, por shtoi se kemi të bëjmë me një veprim antikushtetues dhe politik që kërkon të sigurojë favore para se të shkojë në zgjedhje.

Unë vazhdoj ta gjej të keqen që i ka ndodhur vendit te ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 dhe që nuk korrigjohen as sot. Është fare e qartë që PS ka ndryshuar 180 gradë në raport me listat e hapura. Por kuptohet që ka në mendje mëndje llogari të tjera. E thashë edhe njëherë që kemi të bëjmë me një veprim antikushtetues  dhe që nuk e mbështes propozimin e Ramës“, tha Milo. 
(A.B. Dosja.al)

Shto Koment