Politike

Milo flet për raportet me Ramën: Nuk mbaj mend kur kam folur për herë të fundit

Kreu i PDS, Paskal Milo bëri me dije se nuk ka komunikuar me Ramën që prej 2013-ës, para se të vinte PS në pushtet. Sipas tij Rama nuk është i interesuar të bëjë koalicione.
Featured image of article: Milo flet për raportet me Ramën: Nuk mbaj mend kur kam folur për herë të fundit Kreu i PDS, Paskal Milo

TIRANË- Kreu i PDS, Paskal Milo ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Top Talk”, ku ndër të tjera komentoi edhe marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama. Milo u shpreh se brenda të majtës raportet janë thuajse zero dhe kontakti i tij i fundit me Ramën daton që në vitin 2013, para se PS të vinte në pushtet.

Politikisht as që mbahet mend që nga 2013, ndofta dicka edhe më vonë“, tha Milo.

Sipas tij, PS ka një qasje komplet tjetër nga PD, pasi nuk është e interesuar të bëjë koalicione.

Ka një qasje komplet tjetër PS. Nuk është e interesuar të bëjë koalicione“, u shpreh Milo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky i fundit shfaqi gatishmëri për bashkëpunim me çdo forcë politike që do të shfaqë interes për sistemin aktual, që favorizon koalicionet në garën zgjedhore.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment