Sport

ME VIDEO/Rebic rikthen Milanin në zonën Europiane, Torino abonohet me humbjet

Kuqezinjtë humbasin Kjaer për shkak të një dëmtimi, Gabbia lojtari i Primaveras bën debutimin e tij me fanellën e Djallit.
Featured image of article: ME VIDEO/Rebic rikthen Milanin në zonën Europiane, Torino abonohet me humbjet

ITALI- Milan vazhdon të kandidojë për në Evropë, Torino mbledh humbjen e pestë radhazi, granatat janë ende të thatë sa i përket grumbullimit të pikëve. Në San Siro java e 24-të u mbyll me ndeshjen Milan-Torino, kuqezinjtë fituan 1-0 falë golit të realizuar nga Rebic, që po bëhet i zakonshëm tek skuadra e Milanit. Në minutën e 25’ lojtari i Torinos Berenguer gabon duke i dhënë mundësinë Castijellos të pasonte për Rebic me kroatin që nuk fali nga ajo zonë.

Kuqezinjtë humbasin Kjaer për shkak të një dëmtimi, Gabbia lojtari i Primaveras bën debutimin e tij me fanellën e Djallit. Në pjesën e dytë, Ibrahimoviç dhe Castillejo dështojnë dy shanse sensacionale për të dyfishuar, por Torino bën shumë pak të kërcënojë Milanin. Me këtë fitore, Milani ngjitet në kuotën e 35 pikëve, po aq sa edhe Verona e vendit të 6 që të dërgon në Ligën e Europës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Objektivi i klubit ka qenë Liga e Kampioneve por 10 pikët nga Atalanta e vendit të katërt duket e parikuperueshme për momentin pasi loja nuk është ende brilante siç kërkohet.

(e.ç./dosja.al)

Shto Koment